Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

ËNDËRR E TRISHT

I

Ç’ëndërr e trisht e drithëroi ditën
Terri seç e ngulfati edhe dritën

Ca skelete me mish të prishur
Me qime (si) lesh kali shprishur

Shkronjave rrëshqasin e vrahen
(Dhe) si të zinj nga etnia ndahen…

 

ËNDËRR E TRISHT

II

Dhe këngët në baladë i shndërruan 
Në udhë të zezë t’korbit (ata) shkuan

Turpin e futën në të ndyshkurën kuti
Te hijet e heshtura mbollën veç habi

Shumë llafosje n’foltore të satanit
(Nga) më i miri bukuroshi i Ballkanit.

 

HARAÇPAGUES

(Si) haraçpagues i anës së zezë
Në këtë pikë të thinjur ngelëm
Të mbushur plot helëm

Referate të shkarravitura
Lexojnë hijet
E lëmshave iu humbin fijet

Kohë më kohë
Nuk ndalet ky haraç për tokë
E për kokë

(Ne) ngelëm (si) haraçpagues
Në këtë cak
E s’kemi kujt t’i lypim hak…

 

KOHË E ZEZË

Ia shtriva dorën e bardhë
Kohës së zezë

E madhe ishte e zeza dorë
Në shtrëngim të bardhësisë

(Një) bukuri e trembur
U fsheh frik pas hijes së vet

(E) koha hapi varre të reja
Horizontaleve të vdekura.

 

ZOT MË THUAJ

Zot më thuaj është engjëll
Apo një hije që më del para sysh
E më përpin me (atë) shikim

Futet shpesh në timen ëndërr
Shkrihet si i hirit feniks
Dhe humbë gjurmë me fluturim

Sa herë nata të përgjumet në vetmi
E yjet me hënën lidhin miqësi
Pres atë hije që më sjell sall gëzim

Zoti im është ky engjëll apo hije
Që nëpër gjithësi (e lirë) shtegton
E zbret në krahërorin tim me nxitim.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s