Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Duke pritur…

Mohon mtonjësit Penelopa
Me penj pritje i thur ëndrrat
Avlëmendin e mashtrimit rrah
Dritën e hënës pëlhurë e bën

Sa për t’i ikur territ
Dita ndërkallet me rreze
Thur e ç’thur petkun
A lodhet gruaja duke pritur…?

Nëse tradhëtohet burri
Do t’i krisë avlëmendi
Cilit mtonjës do t’i buzëqeshë fati
Harku i shtizës do të bëhet zemër

Shigjeta s’do të tërhiqet
Thellë në zemër do t’i ngulitet!

 

***

Ëndrrën e mallit
në sy ma ruan

Ti je rrezja aguese
Që më zgjon dhe më çliron
Nga gjumi i rëndë
Dhe ëndrrën e mallit
Në sy ma ruan.

 

E ndezur nga malli

E ndezur nga malli, ti sheh me sytë e luleve,
E me buzëqeshje rrezore plot dritë të ëmbël.
Fotoja që m’dërgove derdh dallgën e zemrës,
Te unë që t’adhuron gjer në grimcën e fundit.

 

Ajo që më përket

Nuk dua diçka që s’ më takon
Dua ta gëzoj ate që më përket
Edhe nëse takohemi nëpër kujtime
Aty mund t’i zhvendosim kohët…

E kaluara zë vendin e së tashmes
Për t’i hapur rrugë së ardhmes
E tashmja tërheq padurimin tonë
Me forcën misterioze të jetës…

Të ardhmen ta kemi në duar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s