Flamur i bardhë / Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina

Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina
 
 
Flamur i bardhë
 
Flamuri i bardhë i humbësit, jo,
nuk po ngrihet në asnjë fushë beteje!
Ngricë e akullit ende nuk po shkrin
për gjatë dimrave të vrarë shprese!
 
E linjtë e bardhë, e akullt, e ngrirë…
kryet lidhur zbardh mbi vetull nëne.
Si trëndafil i bardhë çelur në çdo brinjë
në agoni të fillimit të një pranvere!
 
Erërat stinore e satelitët therrin globin,
mbi krahët e shqiponjës endet shpirti i lirë.
Dy kokët e saj, përpijnë tej e tej horizontin
përflakur, fole e zogjve në çdo perëndim!
 
Kufijtë e ëndrrave kanë kapur qiejt e botës
si harta resh të shtruara në ikje pakthim!
Flamuri i bardhë, kartë e zbardhur fjalimesh
Trojet e mpakura, eh, Ballkani ka mbetur jetim!
 
Mbi trarët e vjetër po ngrihet çatia e Europës,
si mbetjet e një Troje nën hijen e një kali rakitik.
Nata derdh pluhur argjendi mbi statujat e pagoja,
Rilindje e mëngjesit mes ujrave përherë pa kthim!
 
Gusht 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s