KOZMOGONIA / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

KOZMOGONIA

Fle vesa mbi fytyrën e burrit të pafat e mbi bar.
Nuk lëviz dorë e këmbë, as qafën.
Mbrëmë ka rënë nga shkalla e cila dhe ajo pak më tej
mbi barë është rrëzuar. Vesën mbi të e ka tharë hëna.
Nuk po bënte punë të këqia me shkallën, burri;
donte të ngjitej nga dritarja te e dashura.
Mëngjesi vjen me dritë, me fresk e me fllad.
Drita zgjon botën, fresku përkdhel burrin e rrëzuar.
Flladi pëshpërit lajmin e hidhur degëve të pemëve.
Nuk ka fjetur burri fatkeq, hap sytë me zor. Trupi i dhëmb.
Një maçok kruspullosur nën kaçube, gjëja e parë që sheh.
Dhe maçoku vetëm, po nuk është rrëzuar nga shkalla,
edhe se mund të bjerë pas gjashtë muajsh
në shkurt, nga çatia kur ta shtyjë e dashura,
nëse si e don puna më të nuk sillet.
Gjëja e dytë që sheh burri fatgremisur: një qen me tre këmbë
që kur nuhat erë njeriu e maçoku përzjerë bashkë
ndërron rrugë. I pakënaqur dhe ai.
Gjithë natën nuk ka fjetur qeni.
Këmbën që e ka humbur atje e ka lënë,
në dashuri
duke luftuar me dhjetë konkurentë.
Burri fatnxirë rrëzuar nga shkalla nuk ka lëvizur
e as ka parë gjë gjithë natën e gjatë,
përjashtuar qiellin e yjet që dhe ata nuk lëviznin vendit
po jo se kishin rënë si ai shembur.
Kishte dëgjuar burri i pafat po, gjithëçka andej rreth e rrotull
në fillim fare gjinkallat e fundit,
madje nja dy fort të dëshpëruara
nuk e kishin pushuar këngën e ngjirur deri në mesnatë.
Më tej në vazhdim dhe bulkthat deri né mëngjes
madje nja dy që dashuria i kishte verbuar
në kaçurrelat e burrit kishin bërë strehën.
Tani që u bë ditë dhe e din se po ta kërkojnë do e gjejnë aty,
burri qan me lotë e pa zë, po jo se nuk i vijnë fjalët.
I vijnë njëmijë rrjesht e sidomos fjala “ndihmë!”
i ka mbirë në buzë
po nuk mund ta shqiptojë.
Është rast unik për të që të rrijë heshtur
edhe se jetën do ta jepte sikur të mund të ngrihej
të ikë, të zhduket nga faqja e dheut
e shkallën ta lërë
në barin me vesë
si provë se dashuria i vë poshtë të gjithë.

petrit sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s