Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

letër

unë e ti jetojmë në këtë botë,
ku heshtja ēshtë …vdekje
dhe lufta është e…kotë!

mos i dorëzo armët dashuri
në i jemi dorëzuar…ëndrrës!

 

Funeral

i dëshpëruar,
me lodhjen e ditës nëpër duar
rënduar,… me lodhjen mbi supet e mia,
tepruar…nga gëzimet dhe e qeshura,… i harruar…

po shkoj në shtëpi, po shkoj në shtëpi
edhe pak dhe dita,
si një fëmij i sapolindur
do të më bjerë në duar.

qyteti akoma përgjumet nëpër ëndrra,
pak orë e do të ngrihet,
e ta kthejë me ngut kafen e mëngjesit.

duke i parë dhe ndjerë gjithë këto gjëra
sytë më shkojnë tek një tabelë
“non stop! 24 orë në 24 orë”
emra të shpikur për të ikurit
që shkojnë atje, ku nuk kthehen më.

më ngriu zemra e lodhur!
ç’është ky ekstra shërbim?

“ju lutem ,kush ju ka vdekur?”
dëgjoj para meje,
shoh një fytyrë të mekur.(!)

“desha një arkivol,
për ditën që lashë pas e nuk më gëzoi!”

ai më sheh, nuk flet
siç duket është i pakënaqur ,
me vdekjen time të përditshme
dhe kufomën e saj të parëndësishme!

 

në emër të dashurisë

në kohën, kur u deshtëm
ditët ekishin qiellin në sytë e tu
në buzëqeshjen tënde shfaqej dielli!

ditët me ty ishin bashkësi sekondash,
ndërsa netët,…digjeshin nëpër ëndrra!

kot u grindëm,e dashur
kot u grindëm!
ç’është një re në qiell,
për të shëmtuar fytyrën e një dite?!

eja e dashur,
sërish t’i shkurtojmë ditët!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s