UNË KISHA NJË ËNDËRR… SË BASHKU E BËMË TË PREKSHME / Iliriana Sulkuqi

UNË KISHA NJË ËNDËRR… SË BASHKU E BËMË TË PREKSHME

Ëndrrat çdokush i sheh vetëm, në vetminë e ëndërrimeve pa apo me sy mbyllur.
Edhe kur shkruajmë, vetminë kemi binjake.
Sapo hapim sytë nga ëndrra dhe sapo krijimtaria ka marrë firmën tonë, vrapojmë drejt njeri-tjetrit, për t’i dhënë jetë, për t’i hapur dritën jeshile udhëtimit të pandalshëm për të realizuar qëllimin e arësyeshëm që u jep përgjigje të gjitha “pse”-ve.
Pse, kjo NATA E BARDHË E DASHURIVE?
Sepse donim të jepnim mesazhin universal se Dashuritë nuk kanë nevojë për Sponsor nga Pushteti. Përkundrazi, ato janë “sponsorizueset” më të shenjta për të ushqyer dhe përtërirë Botën. Janë leva e magjishme që ve në lëvizje boshtin e pamundësive për vazhdimësi.
Unë kisha një ëndërr…SËBASHKU e PREKËM.
SËBASHKU, në qytetin tonë OBELISK- ELBASAN,
GDHENDËM SHKRONJËN “A” të Rikujtesës së Njerëzve të shquar të qytetit tonë që nuk janë midis nesh dhe të rizgjimit të vlerave të pakontestueshme të Historisë, Artit, Shkencës, Kulturës, Traditës…, të Qytetit tonë të Bekuar nga Zoti dhe të gjitha Perënditë!
Brezat që vijnë të gdhendin shkronjat e tjera të Alfabetit për PAQË DHE DASHURI!
Faleminderit,nga shpirti të gjithëve, pa përjashtim dhe pa numra rendorë apo Tituj, që bëtë të pamundurën, pa ju detyruar askush, veç shpirtit tuaj, ta përflaknim NATËN E BARDHË të Dashurive sublime!
Si Ilirianë, njëherësh, Ju kërkoj ndjesë, për ndonjë mangësi që padashje ndodh rëndom në të tilla raste.

(Nuk do të resht së falenderuari, në vijimësi, secilen dhe secilin pjesëmarrës…)
Ju jam mirënjohëse pafundësisht!
E juaja, deri në frymën e fundit – Iliriana, 2 shtator, Elbasan, 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s