Kalendari poetik: François-René de Chateaubriand (1768-1848) / Përgatiti materiamin Maksim Rakipaj

François-René de Chateaubriand

Kalendari poetik: François-René de Chateaubriand (1768-1848)

Si sot më 4 shtator, 250 vite më parë, u lind viskonti François-René de Chateaubriand, në një familje fisnike në Saint Malo. Shkrimtar dhe poet, kritika e mban si themeluesin e Romantizmit letrar frëng. Njëherësh qe dhe diplomat dhe politikan (ministër i jashtëm 1821-1824). Për t’i shpëtuar terrorit gjakatar të revolucionit të 1789-ës, në vitin 1791 u largua drejt Amerikës, një vit përshkoi pyjet e Amerikës së Veriut dhe jetoi mes vendasve. Pati rast të takohej dhe me George Washington-in. U kthye në vitin 1792 me ushtrinë e mërgimtarëve, por në shtator të atij viti u plagos, hoqi dorë nga lufta dhe u vendos në Angli; shumë prej të afërmve të tij iu pre koka prej ithtarëve të Robespierit. Pas vitit 1803 u afrua me Napoleon Buonapart-in…por më mirë lexoni këtë shqipërim që përgatita për 250 vjetorin e të madhit Shatobrian:

PYLLI (La Forêt)

I heshtur je pyll, kaq e ëmbël kjo vetmi,
Më pëlqen të sillem hijeve të tua harruar!
Lart e poshtë errësirash duke ëndërruar,
Nga çdo ankth çlirohem, ndjej vetëm lehtësim!

Zemra gufon! Më bëhet se ndjej tek dihasin
Pemët, korijet, si me trishtim ëmbëlsisht:
Ndjej ca valë që pëshpërijnë butësisht
Dhe tej, nga fund i pyllit mua më thërrasin.

Ah, sikur! këtu të jetoja përgjithmonë,
Larg njerëzve!…Gurgullimë përrejsh të dëgjoj,
Mbi këtë qilim lulesh, mbi bar pranveror,
Hijeve të dremitem, të gjitha t’i harroj!

Gjithçka bukur flet nën këtë kubé të lartë;
Këto gjineshtra, ngjajnë si stoli të vjetra,
Ja dorëzonjat, lehtaz përkunden nga era
Dhe kurorat e tyre lëkundin me radhë.

O pyll, nën këto hije m’i ruaj dëshirat!
Cili dashnor do të qe për ty më i shtrenjtë?
Për të tjera dashuri të flasin të tjerët;
Unë prej teje, përballoj dhe shkretëtirat.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s