Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

TEJKALIME

O natë e dashurisë!…
Eksese
dhe suksese në referenca 
tejkalimesh
s’ të krahasoj dhe pse
ndikojnë
njerëzores?…Misteret
M’i kërkon dhe
fsheh, egzekutimeve
në vuajtje
dëshirash!… Provokoj
të rëndësishmet?…
Instaloj
mbi fjalë përzgjedhjesh
mes rënojash
mos qendro!… Si t’i përmbys
hapit që
shtrij, e trasformoj
logjikës!…
Mos qendro, e perënduar!… 

 

STINËT

Si të largohem
nga syt e tu
ku ndjellin bukuritë 
botes?…
Përplasen, në lëndim
skalitjesh
po të gdhënd!…
Ndërtimin
dhe mbi stuhitë
e stinëve
gjej bukuri, në udhetim
dhe fantazitë, aty
po ndihen.
Ndihet!… Gëzimi…
i dashurisë
starton dhe shtrohet jeta
harmonisë
mbi inspirime!…
Oksigjeni
më ushqen, o dritë!…
Në ç’do prani
të hijeve eliminon
skopit edhe
grafitë e stinëve!…
Të mbartin
Ty dhe jetën që ushqen!…
Plot madhështi.

 

FLAKËVE!

Flakëve, të gjuhës
tretet
shpirti!…Si një qiri 
mes errësirës
hapësirën përqafon
dhe po na zbraz
gëzimin!…
Natës do ta zhvesh
prezencave
agimesh. Kjo ngrohtësi
e dritës
më pushton dhe përqafoj
ç’do trasparencë
drite
shpirtin!… E ngarkoj. 

 

ZBËRTHIME

Dielli, nuk njihte
pabesi, veç!…
Madhështive të tij 
gjendej
në përballje me errësirat
aty, ku zbërthente
brinjët dhe flokët e natës
ja ngjyente!…
Mes dritës së argjendtë
zbardhnin!…
Agimet?… Mes agimeve
shtrihej
drita dhe unë nuk gjetem
kundërshti.
Çdo rezultat i shfaqur
zgjerimeve
në dezërtim të errësirës
ja kalonte
tronditjeve!…Ashtu
si fjala
në përballje dobësish.
Nata?…
Tundohej të largohej
tronditjeve
të saj tkurreshin, vështrimet?…
Dritës përplasur
i ngjanin të paditurit ashtu:
Si ligjeve sintaksikore.
Nata dhe errësirat
nuk njohën
gërmat dhe, analfabetizmi i saj
s’kishin përshkrim.
Nata?… Këmbëngulte.
Këmbëngulte!….
Përshkrimeve mbi etikat e saj
nuk përballej
me dritën. Dritën!…
S’e njohu si shpëtim.
Hijet e natës
në shpëtim?… Reflekset
kërcenin dhe
shuheshin si hijet
dritës, pa një gëzim.
Në çdo gëzim!…
Një përformanc po nata!…
S’e ngarkonte.
Si ta ngarkonte krenarisë dhe
rendimentit ëndrrave
natë?!…
Aty, rrëzoheshin si simbole
përplasur
në spostime drite
mes murreve
arterial të natës aty, ku nuk njohën
kurrë guxim.
Guxim!… Në atë madhështi
ndriçuese
diellore?… Dielli!…
Deshifronte
natën në udhëtimet dhe udhëkryqet e saj
zbërthyer!…
Errësirave!… Nuk do qëndroj. 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s