Titulli: Pentagramet e shpirtit tim
Redaktor: Dorjana Sterkaj
Kopertina : Jorgji Gjikopulli
Botimi i parë, 2018
ISBN: 978-9928-269-18-8
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2018
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bixhili, Leonard
Pentagramet e shpirtit tim : poezi / Leonard Bixhili
red. Dorjana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2018
148 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-18-8
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
P A R A T H E N I E
Nuk është e thjeshtë që të afrohen mendime mbi një krijimtari duke u bazuar faktit dhe pozicionimit të krijuesit si edhe në çfarë parametra mat jetën… momentin e shkrimit dhe të mendimeve që zbërthen.
Mendimet tona përballen dhe duhet të maten kulturës… jo të një vëzhguesi dhe një gjykatësi mbi atë çfarë na afrohet dhe na dhurohet në drejtim të dijes dhe qetësisë matëse me shkrimin, me atë… se çfarë afrohet nga autori në gjithë strukturën e krijimtarisë dhe të mendimit të tij.
Ka plot ëmbëlsi dhe ngjyra jete në librin që na afron Leonardi… troket… shpirtit të lexuesit me mendimet n tërë strukturën jetësore por spikat me finesë ajo e ndjenjës dhe dashurisë… njerëzore dhe asaj intimes.
Aty po hap dritaret për të ndërtuar dhe lidhur… format e mendimit dhe për të prurë dritën… në maturi, qetësi dhe iritimin … dallgëve njerëzorë.
Ato, thyhen… në bregun e jetës dhe jetës i dhurohet finesë për të arritur në përsosmëri mbi dashurinë që… nuk njeh moshë .
Kjo, na dhurohet si një buqetë lulesh që shkel çdo prag.
Kështu zbëthehet Leonardi mes vargjeve të tij, shprehet:
“O dashuritë e mia, vazhdoni të çelni… si lule.. më mbushni… në një park… zemrës tënde është pak… ta pushtoj.”
Shpesh, vargjeve të tij Leonardi i jep motiv intonativ popullor të ilustruar në fuqinë zbukuruese mes fjalës së tij:
e beson a se beson,
do ta jap shkruar… në letër”.
Ashtu si endet, dashuria, herë… dritës dhe herë… mes fshehtësisë që e ringjallte… dita… shtrihej si një partiturë ku ëmbëlsia rinore dominon akordeve të fuqishme… maxhore dhe herë… toneve melankolike, të ëmbla… në minor.
“Sytë i hedh nga mali,
sytë i hedh nga deti,
më ka djegur malli,
nuk kam gjum i shkreti
Pres të shkosh sokakut
të kam zënë pritë
zëmra prej merakut
do pëlcas një ditë”.
Nuk dua të qëndroj duke shtjelluar mendime mbi krijimtarinë e Leonardit për faktin që të mos i imponohem me mendimin tim lexuesit.
Por atë që do të sugjeroja krijuesit është që të heqi dorë nga politizimi i vargut dhe të depërtojë në sa më shumë figura dhe krahasime dhe pse ato nuk i mungojnë si: Dashuria për vendlindjen dhe ëndrrat rinore… kanë shumë hapësirë mes shtjellimeve të tij.
Shkruan qartë dhe pastër në tjeshtësi dhe jo shumë filozofik vargut të tij gjë që preferohet nga shumë lexues.
Hapësirë të madhe zë në librin e Leonardit e djeshmja e ditëve…kishin më me shumë dritë dhe diell nga e sotmja e dhimbjes, e vrarë dhe e zbehtë, e grabitjes së pronës dhe shpirit:
së fundi zjarri u shua
e pagova un’ i mjeri
nepërka ‘’kafshoi’’ mua.
Personalisht gjej një alegorizim të fortë aty ku herë… zgjerohet vargu dhe herë… mbyllet sipas shtrirjes shoqerore dhe anës emocionale të tij.
Kjo edhe sipas hapësirave dhe kaltërsisë.. shpirtërore të pushtuar brigjeve të Dhermiut
Ashtu si të gjithë krijuesit Leonardi përplaset me padrejtësitë shoqerore, me atë pjesë të qeverisjes që mban ndrydhur mendimin dhe zhvillimin shoqeror por kjo në një formë pak më të zbehtë aty… ku forca krijuese duhet të gadasi pa mëshirë dhe me forcë vijnë… si fjalë anemike, të zbutura ashtu si dhe fuqia zbukuruese e vargut të tij që duhet smiluar në finesë më të madhe dhe të ngrihet në lartësi….vargut ashtu, si di të shmanget “pickimeve” të pushtetarëve në kohë të ndryshme që nuk përballen ligjit por me kafshimet e tyre të hidhura dhe të pas shpinës ku rënohet individualiteti dhe karakteri njerëzor.
Dhe megjithatë, për të mos u përballur shumë mes tyre ndoshta kjo edhe nga trysnia shoqerore e të djeshme ai hidhet vargut lirik aty ku madhështia e shpirtit sëmbon … të gjithë.
Vargu i tij është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, nuk vendoset në përballje të vargut filozofik dhe vargut të lirë ku mendimi kërkon maturi me njohjet dhe njehsimet me dijet.
Ai përshtatet bukur vargut dhe futet brënda tij ashtu si edhe era kur shpupurit flokët dhe mendimet e lexuesit:
që ndriçon gurr’ e sokaqe
mos vono që të ndriçosh… …
dhe këtë lagje.
Do të theksoja se Leonardi mes këtyre vargjeve mbetet tipik i vargut Himariot dhe na rifreskon vargjet e Neço Mukës tek “ Vajza e valëve”
Po mes vargjeve të tij alternon edhe ëndrrat dhe kombinimet e vështrimeve erotike mes atyre vargjeve të shtruara… shtron, dhe gjerësinë e shpirtit të tij
një jetë të tërë s’u kam mbajtur mëri.
Si dallgë rrahët brigjet e jetës time,
shkëmbinjtë e shpirtit mi bëtë thërime.”
Mes vargjeve të Leonardit vjen fryma e viteve të rinisë vjen ajo shkujdesje dhe vrull por që në fund… rikthehet se ai do të mbete një djal fisnik dhe në karakter… të pastër dhe pak konservator dhe fshatarak por… Leonardi në të vërtetë nuk ka asgjë të përbashkët me këto mendime që i shtron mes disa vargjeve… zbulohet bukuria e vargut të tij që vjen si vala… momentit erotik… mbi bregun… e krahasonë.
Brënda n’uj’ më shket si ngjala,
të mbulon e të fsheh vala.
Po atë që unë do të sugjeroja me bindje tek të gjithë lexuesit dhe tek të gjithë ata që do të marrin librin në dorë do të kenë fatin e mirë që të udhëtojnë mbi mendime jetësore, mbi zhvillime dhe ngjarje që të gjithë janë ndeshur dhe joshur jetës. Kjo vërtetësi prek realen dhe gjendet… vetë arti i tij.
Asnjëherë në një prolog nuk mund të përfshihen të gjitha mendimet, përkundrazi ato, i gjen brënda librit aty… ku ndjesitë jetësore na pushtojnë.
I uroj mbarësi dhe të na dhurojë krijimtari të tjera më të mira, më të arrira por dhe mes gjinive të tjera.
Paç mirësi i nderuar Leonard Bixhili në udhëtime të pashterëshme dallgëve… të shpirtit dhe ato Joniane të na i dhuroni kultivuar në madhështinë e shpirtit tuaj.