Poezi nga Behare Daja Kasi

Poezi nga Behare Daja Kasi
 
 
Ikje…
 
Do shkojë dashuria ime,
Dhe trishtimi nga të grijtit sy,
Do shkojë kjo e madhe dhimbje,
Dhe lotët nga sytë e mi!
 
Do shkojnë siç shkojnë dhe stinët,
Siç ikin dallandyshet në vjeshtë,
Ashtu siç lejlekët degdisen,
Si gjethet e zverdhura në degë!
 
Çdo gjë në botë do të shkojë!
 
 
 
Koha ime
 
Do iki dhe kokën nuk do ta kthej,
Të shikoj rrugët me hap nxituar,
Të shoh qytetin që nën drita hesht,
Me njerëzit kafeneve këmbëkryq ngujuar.
 
Do iki dhe kohën pas do ta marr,
Si re e vrerosur ditëve të zymta,
Ndoshta nga pas me mëri do më ndjekë,
I moçmi Shkumbin me dallgë e buçima.
 
E me timen kohë do ta gjej një vend,
Aty ku lumi qetohet mbi zall,
E atëherë ndoshta si një pulëbardhë,
Do të më rikthehet i humburi mall.
 
 
 
Hija ime
 
Me timen hije ec në rrugë,
Më ndjek nga pas si gjë e zezë,
Në shpirt më futet në çdo qelizë,
Dhe çdo mendim ma nxjerr në shesh.
 
Ajo më njeh aq mirë e bukur,
Dhe lot me mua si një e marrë,
Por për inat s’ia njoha huqet,
Dhe pse më sillet gjithnjë vërdallë.
 
Ajo më njeh aq mirë e bukur,
M’i di dhe tekat ndonjëherë,
Por për inat s’ia njoh mashtrimet,
Për mirësi as bëhet fjalë.
 
Me hijen time ec në rrugë,
Më ndjek nga pas si një e zezë,
S’e di kur vetëm do më lerë,
Dhe t’më çlirojë nga e madhja peshë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s