Poezi nga Mercedes Gega

Poezi nga Mercedes Gega   Më gjej një vend Brazdave të ballit tënd qiellrrudhur Toka ime, Krahëvarur lagështirash me përgjigje absurde përse-sh… Të lutem, sot, prano fatvrarërin tënd të një kujtimmërguari Në ngushtësinë hapësirës tënde vetpranuese, Gjej të paktën një … Continue reading

Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

TRI RROKJET E HABITSHME
( Rrëfim i një beqari të zhgënjyer)

Ajo s’ka më në sy, dy yjet xixëllues që kishte.
Pitet e buzëveë të saj s’kanë më mjaltë në hoje.
Në foletë e gjoksit, s’ka qumësht dallëndyshe.
As në timbrin e zërit, s’ka më këngët e zogjve.

Mjaftoi veç një fjalë me tri rrokje: “S’të dua!”
që yjet, mjaltin, gjoksin dhe këngët e zogjve,
t’i merrte dikush tjetër, pa lënë asgjë për mua,
kur në fjalorin për të, ndryshuan ato tri rrokje…

Kjo mund t’i duket dikujt, paksa e habitshme,
të humbasë dashuria kaq shpejt, gjërat me vlerë.
Por janë ca zemra, më tepër se qelqi të thyeshme,
pas këtyre tri rrokjeve, të lënë vetëm shi dhe erë…

Teksa dhe qielli para se të hedhë shira të furishme,
paralajmëron, duke dërguar nja dy re të zeza,
hedh dy-tre rrufe me vetëtima të ndritshme,
pastaj të lag e të bën qull, deri thellë te zemra…

Por kur i kërkova asaj, një përgjigje të vetme,
më tha: – Si të pëlqen, të bëj më mirë në gjumë,
të jetoj me ty dhe të rrëshqas nga shtrati netëve,
të dëfrehem me një tjetër, që dua më shumë?!…

 

KUSHTET E NJË FANATIKU PËR MARTESË

Ai: Para se t’i shtojmë takimet bilaterale,
diçka për mua duhet të dish:
Ti je një krahinë e bukur agrare,
unë – një shtet i egër militarist.

Pas buzëqeshjeve dhe vizitës së parë
që çon dy shtete të pavarur në afrim,
mua më ngjallet instikti barbar
i një sulmi të befasishëm për pushtim.

Dhe bëj raprezalje e bastisje të forta sigurie,
verifikoj në ke pasur punime në territorin tënd,
nga pushtues rivalë të kësaj kategorie
që të pretendojnë bashkëpronësi në këtë vend.

Pastaj, që ti të mos bësh aleanca të nëndheshme
dhe unë të mos kem synime sulmesh në fshehtësi,
marr të gjitha masat e mia të menjëhershme,
të mbush kazermën tënde me ushtarë të mi.

Nëse je krahinë krejt e paangazhuar,
në asnjë lidhje tjetër, apo bashkëjetesë në miqësi
dhe të pëlqen të mbetesh tërësisht e pushtuar,
kur të më shohësh prapë, buzëqesh përsëri…

Ajo: preferoj më mirë vdekjen në liri,
pa u pushtuar nga një mesjetar si ti !…

 

FJALORI I FRIKSHËM I LAJMEVE DITORE

Vrau. Përdhunoi. Hajduti. Mafiozi, Krimineli. 
Mish i skaduar, me rrezikshmëri kanceri.
Trafikim femrash, drejt Greqisë dhe Italisë.
Aksident me disa të vdekur, në aksin iks…

Qeveri e kriminalizuar. Politikanë trafikantë.
Maune me drogë. Tojota jaris kontrabandë.
Shtohen në parlament deputetët banditë.
Ministra lidhur me mafien, lihen të lirë.

Babai, lë të bijën minorene, shtatzënë.
Burri dhunon gruan. Djali vret bab’ e nënë.
Nëna helmon fëmijët e saj me fostoksinë.
Gjendet në kosh plehrash, foshnja kopil.

Pula me poliomelit, epidemi gripi në masë.
Grabitin bankën të armatosur me maskë.
Policia italiane prangos skafistë shqiptar.
Tritol në automjete. Plumba mbi gazetarë.

Policia gjobit shoferët. Aku bllokon ushqimet.
Bashkia jep për kulla të larta lejendërtimet.
Pallati i ndërtuar me leje, shembet me ruspa,
kundërshtarët politikë, pushohen nga puna.

Fjala burg, për një tel të energjisë elektrike,
kalon kufirin e inkuizicionit, për ngjallje frike.
Burgjet e shumtë, mbushen me kanabistë,
të dënuarit hanë kot, bukën e varfërisë.

Shkurtohen ndihmat ekonomike për të paaftë.
Mjekë, infermierë, lënë spitalet për emigrantë.
Qindra, mijëra aplikojnë, për vizë amerikane.
Ngrihet azil për muxhahedinët e luftës iraniane.

Këto fjalë na plagosën veshët, na vranë trurin.
U çorodit jeta bashkëshortore e gruas me burrin.
Na duket sikur jetojmë në kaosin e tmerrit.
Tani enveristët kërkojnë ringjalljen e Enverit.

* * *

Kur do dëgjojmë fjalët aq shumë të ëndërruara:
Festë e madhe, këngë dhe valle të gëzuara,
Artistë të talentuar, koncerte madhështore,
futbollistë virtuozë, të kombëtares kampione.

Kur do dëgjojmë, qeveri e dalë nga shpirti shqiptar,
mirëqenie ekonomike, rritur në nivel të paparë,
ulje çmimesh, ngritje pensionesh me dy shifra,
të na ngrohen zemrat, të na qetësohen shpirtrat…

 

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

Njerëzit e tmerrshëm, pjellë nga mitra e egoizmit,
ngjizen me spermën përdhunuese të djallit të zi.
Rriten në prehrin me thumba gërricës të cinizmit,
ushqehen me tërbimin e etur, për pushtet pa kufi.

Si u shua jeta demoniake e Neronit të llahtarshëm,
që shndërroi Romën e lashtë në shkrumb dhe hi?
Si u mbulua me rrënoja Ivan Grozni i tmerrshëm,
që hëngri dhe kokën e të birit, bashkë me Rusi?

Si u burgos në ishull vetmie, Bonaparti i zhgënjyer,
që gjysmën e Evropës ktheu varre për të vdekur?
Në cilin bodrum piu helmin Hitleri, kryqethyer,
që e bëri qiellin e botës, të vjellë vetëm hekur?

Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviçit serbomadh,
që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës?
Në cilin tunel u fsheh si miu, Sadami mustaqemadh,
që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës?

Në ç’thellësi oqeani ushqen peshkaqenët Bin Ladeni,
që zbrazi damarët e gjakut arab, me kamikazët e tij?
Ku e përgatiti varrin e vet kodoshi, Kadaf koloneli,
që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi?

Si nuk po mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm,
që popujt e pavdekshëm, kërcënojnë kurdoherë,
se kali i marrosur i revanit të tyre të tmerrshëm,
të shpie domosdo e me siguri vetëm në humnerë?…

 

A Dialogue / Poem by Santiago Ali 

Poem by Santiago Ali 

 

A Dialogue 

Who are you?
A traveler lost in between
journey and destination
Who are you?
A thirsty one drowned in a mirage
In the sea of sand

Who are you?
The pain of the fragrance
Disowned by the rose
Now at the mercy of a wind
The wings of a color
Peeled off a butterfly in captivity…

Who are you?
The first drop of the rain
I am the last drop of the ocean
Walking upon an unclaimed piece of Earth uncontrolled
By any law, any regime, any religion

Who are you?
A beholder
beholden to the nakedness of an eye
I am the love, lover, the beloved
The fire that light the sun, the dew
where a lonely moon floats
In the river of night…

Who are you?
I am you
Who are you?

I am the tear fallen from the eye
Shed at the irony of a Sin that was not Original .

All Rights Reserved
© Santiago 2018

MARRË NGA PËRMBLEDHJA ME TITULL : Kuptimi i çarmatosur i thjeshtësisë së shprehur pothuajse në “stil infantil” i autores Liliana Shkodrani Baçi

MARRË NGA PËRMBLEDHJA ME TITULL:  Kuptimi i çarmatosur i thjeshtësisë së shprehur pothuajse në “stil infantil” i autores Liliana Shkodrani Baçi     Në të thënë të emrit tim thyhet gërma përgjysmë, e cilat vite më parë, kur së bashku … Continue reading