MARRË NGA PËRMBLEDHJA ME TITULL : Kuptimi i çarmatosur i thjeshtësisë së shprehur pothuajse në “stil infantil” i autores Liliana Shkodrani Baçi

MARRË NGA PËRMBLEDHJA ME TITULL:  Kuptimi i çarmatosur i thjeshtësisë së shprehur pothuajse në “stil infantil” i autores Liliana Shkodrani Baçi
 
 
Në të thënë të emrit tim thyhet gërma përgjysmë, e cilat vite më parë, kur së bashku me pajën , mora dhe fletoret që prej moshës kërthi, të cilat mbanin lëkundjet e ç’do centimetri të rritjes.Po dhe këtë se bëra gjerë e gjatë se më feksi euforia e trasferimit të fjalëve nga shtëpi e paktë në tjetrën me oxhak.Po edhe se, premtimet muaj më parë të pothuajse tim shoqi, gjatë stinës së miqësisë mi ruante strofat që më lindnin merak.Ndaj tok me të dhe vet thash:-Fillimet duhen ruajtur si gjaku në damarrë se janë mjaltë përmbi ajkë.
Ai nuk kundërshtojë,
As të vërtetës nuk i nxorri gjak.
Po sapo u ndava nga velloja s’isha aq e pabesë sa të mos ndaja akoma koenfidencat me Eskilin, Homerin, Kadarenë e miq t’jerë, e prapë e më shumë hijeshinë e—
 
“Bukuroshe ndjenjash përvëluar
S’jam brutal as delikat me ty
a s’më thua sa ke ledhatuar
sa buzë e duar mbanë mënd ti.”
 
As miqve poet francez, turq e grek( për ata të poezis Zen,prej njohjes së paktë nuk isha aq në merak)
Vërtet goxha besë kisha me intimitetin, prisja pa plan fëmijën e parë .Sapo nën stomak verefi shtriqi rrudhë mbi barrë, i praktikova dhe bukurisë gjithë lezetin e buzës me të kuq e vetullës me laps.Ndjeva shikim huq të personazheve që dhe me vello më pan.
Vetëm im shoq dinte vëndin e fletoreve fshehur nga sytë e kallaballëkut, e më pyeti kur më pa që fillova t’ nis rradhën e parë të mendimeve hyjnore.
Fillim i dytë ky, që s’ja ngriti në qiell gëzimin, veten se dha , po sapo merrja lapsin më kujtonte që ecja vërdallë do i bënte mirë bebit dhe shëndetit, do ndihmonte lindja të ish pa andralla, e që gajletë vinin më pas. Fjalët gjithë bereqet të gjyshes së tij me të cilën dhomën kish ndarë para se të isha unë.
E akoma jemi bashkë.
Dhe për këto që përmënda, e bukurinë që domosdo mbajti , po sidomos për dashurinë që prej tij njoha, e kjo më është më e fortë se bindja.
Sa bukur thot poetja britanike ANNE CARSON:–Bukuria bind, bukuria seksin shndërron në mundësi, e vazhdon:–Kjo bukuri shndërron seksin -seks, ndaj unë drojtje nuk ndiej kur them—KE TË DREJTË.
Po mes meje e atij bukuria është herë det me dallgë, herë trëndelinë në besë , herë erë që trëmb.Eshtë çështje natyraliteti.E se e them këtë, kam ende parasysh thënjet e tij që ,tridhjetë vite më pas tingëllojnë dhe qortime:-Mbylli vjershat në një cep, të jet ç’të jet, ka shumë mundësi të bëjnë të vuash ç’farë thua e shkruan, e vargjet do të fishkëllejnë si të helmuar.Jepi mundësi pauzës, shijoi qetësinë…madje dhe mund t’i lësh;Jeta kështu është.
Mënçuri e burrit tim aspak thumbaxhi , aspak nervoz.
E unë fillova t’i shtoja aprovimin vetes akoma më shumë-Përse të ankohem , mjaft me fjalë kam shurdhu, sidomos në natë, pale më në verën e gjatë. Në fund të fundit s’është se më pati faj, arriti të kuptojë më shpejt se unë,…
E ndihmojë parandjenja, o tensionet shpirtërore, ku di unë, mbase dhe e jëma.
Filloj te unë ndryshimi i bindjes—ç’ka kam bërë nuk i bëka mirë harmonisë e s’kemi pse ta përplasim në mur,as ta keqtrajtojmë,e kështu të dy njëzëri:- Si bën mirë as intimitetit.
Naivitet?
Besoj dha në mua më shumë se një dorë, bëri të loz me mua djallëzia kur ikte im shoq.Polli xhelozinë, arratisjen e vëmëndjes në vogëlsitë. Për të bërë figurë të mirë nuk e dhash ndryshimin menjëherë, si më parë po edhe sot.
Ai nuk ma shihte, koenfidenca nuk ish e arrirë sa më vonë, ishin pak vitet për të përplasur grusht mbi tryezë, o më keq akoma për udhë në tjetër konak. Në cilin?
Jeta betejë e nisur. Realiteti plak.
Po sikur dikush të lexojë ç’kam shkruar do mendojë:_Janë citime komoditeti të artit të të shkruarit.Unë i them:_
Eja në botën time të shohësh kontinent e oqean.Ta ndien,
po edhe njihke sigurinë e mbytjes.
Netët e dashurisë në flakë digjnin e vazhdojnë ende të djegin djersën tonë, ç’do muzg i ngjan tjetrit më parë e pas.
Më mir po kthehem tridhjetë vite mbrapa.-Djali kish lindur tre muaj pas vellos, e fustanit të kuq pas ceremonisë solemne…, po sot pas gjith këtyre viteve i jati i atij fëmije më thot:_Të silleshe perfekte kurrë nuk mësove.Unë kisha shkruar poezinë e parë të lindjes së parë , menjëherë pas minutave të para të së qarës së bebes së parë e se kam gjëkundi, në asnjë fletore .Ja besova kujtimit të damarrëve.
 
 
KUR FLAKË MORËN ORËT
( Blondit)
 
Kur flakë morën orët intime mes nesh
E unë isha e lirë,mbushur me jetë
Të tjerëve ua mbajtëm në sekret
Që një fëmijë kishim zënë.
 
Aq bjond e me lezet,s’pritëm faljen e askujt,
Po ish fenomen që s’i jepej gjithmonë dinjitet,
E të mendosh që jetës s’ia kishim idenë.
 
“INTUITE E BLUAR GRUAJE” 2015
 
Redaktore Irena Dono
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s