METAMORFOZË GRUAJE / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari
 
 
METAMORFOZË GRUAJE
 
Unë jam një Beatriçe me sy të trishtë,
me zemër të përflakur nga dhimbja e harresës..
Unë jam një Penelopë
që harrova diku pëlhurën e bardhë
me shenja gishtash,
buzësh,
shpirti,
dhe era e vari si velë ullinjve të paqtë.
Unë jam Kleopatra,
që kurrë nuk rreshti të ndiqte yllin e zemrës së saj.
Jam një Karmen,
që fle dhe zgjohem e prushtë,
e ëndërrt,
e përkëdhelur me frymë dhe mall,
ngjizur nga limfa e bardhë…
Jam një trill, një orë e çmendur, një zanë,
jam shpirti i trazuar i kësaj bote…
Jam dashuria,
ndoshta fatkeqësia jote…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s