“ORËT” E BJESHKËVE / Nga: Ermira Saraçi Osmani 

“ORËT” E BJESHKËVE

 

Nga:  Ermira Saraçi Osmani

Arbri ishte djalë i vetëm , nuk kishte, as motër , as vëlla . Prej shumë vitesh ishte emigrant në Itali. Ishte martuar me një vajzë italiane dhe kishin dy fëmijë Albani dhe Serxho.Albani ishte dymbëdhjetë vjeç, ndërsa Serxho tetë.Albani ishte shumë i lidhur me të atin.E pyeste gjithmonë për Shqipërinë.Gjithnjë i thoshte : bab, kur do të shkojmë në Shqipëri ?Dua të shoh shtëpinë e gjyshërve të mi .Ai gjithnjë i përgjigjej .Jam në punë, nuk mundem.Arbrit, që kur i kishin vdekur prindërit, prej dhjetë vitesh nuk kishte shkuar në vendlindje.Nuk donte të shkonte më atje ,sepse i kishin mbetur plagë në shpirt ,fjalët e fundit e atit të tij.Dy ditë para se të vdiste, i ati i tij i kishte kërkuar që ta takonte , por ai i ishte përgjigjur ,që nuk vij dot, jam në punë.Dhe gjithnjë mundohej të justifikonte veten, ndaj djalit për të mos shkuar atje.Albani vazhdonte të këmbëngulte.
–Të lutem ,bab më ço.
–Nuk shkojmë dot, kam punë vazhdimisht.
–Po merr leje nga puna.Nuk mundem i përgjigjet .
–S’ke qejf të shkosh në vendlindje?.
–Kam…po atëherë përse nuk shkojmë?.Arbri i tregon arsyen Albanit dhe Albani i thotë:
–Po sikur të jenë edhe fjalët e mia të fundit.Ç’janë këto fjalë që thua, dhe vuri buzën në gaz.Pasi mbaroi bisedën shkoi të flinte.Por fjalët e djalit e vunë thellë në mendime.Nuk po e zinte gjumi, rrotullohej sa majtas, djathtas.
Pas një nate të pa gjumë, ngrihet në mëngjes dhe shkon tek dhoma e Albanit.
–Zgjou bir, do të nisemi për në Shqipëri.Me të vërtet bab dhe ju hodh në qafë!I shkruan një letër gruas ,sepse nuk mund ta takonte , ajo punonte infermiere dhe do të kthehej në mëngjes nga puna .I lë letrën mbi tavolinë. Serxho po flinte s’donte që ta zgjonte, kur të vinte e ëma do t’i shpjegonte se ku ishin……
.Nisen dhe arrijnë në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.Njeri që ti priste nuk kishin ,sepse të afërmit e Arbrit ishin të gjithë jashtë.Pasi presin pak hipin në një taksi.Zotëri ku do të shkojmë?.Larg, shumë larg, u përgjigj Arbri.Nisën udhëtimin. Albani gjatë gjithë rrugës i bënte pyetje të atit ,në çdo qytet që kalonin.Habitej me bukuritë e këtij vendi, por bashkë me Albanin habitej edhe Arbri e thoshte shumë shpesh. Sa paska ndryshuar vëndi im! Taksixhiu ishte zotëri ,nuk bënte asnjë pyetje, vetëm kur e pyesje për ndonjë gjë përgjigjej.Udhëtimi vazhdonte .Taksixhiu tha. Edhe pak e arrijme.Po i tha Arbri arritem ,i njoh këto vënde , e kam shkelur çdo pëllëmbë të kësaj toke.
Zbritën nga makina .Përshëndetën zotërinë, ai u nis për në Tiranë ,ne për në shtëpinë tonë .Albani u habit. Bab ,nuk kemi arritur, këtu nuk ka shtëpi!.Atje është shtëpia e gjyshit dhe i tregon me gisht shtepinë rrëzë malit.Po si do të shkojmë atje ?Me këmbë. Po është shumë larg!?Morrën çantën në krah dhe u nisën.Albani po lodhej shumë, herë herë rrëshkiste dhe binte, nuk ishte mësuar të ecte në rrugë të tilla.Bab u lodha, dua dhe ujë .Burimet kishin ujë të pashtershëm.Zhurma e burimeve vinte në vesh si melodi.
Ja atje është një burim.Të ndalojmë të bëjmë një pushim.Pine ujë,i hodhën ujë fytyrës ,u freskun dhe po shijonin bukuritë e këtyre bjeshkëve.Sa mall po ndjente Arbri!U shtrinë nën hijen e një gështenje në barin e njomë .Pamja rreth e rrotull ishte e mahnitshme. Pyje të dendur , lule shume ngjyrëshe me livadhe të bukura.Qielli ishte i pastër, dukej pak, sepse degët e gështenjës ishin kaq të mëdhaja e pengonin pamjen.Heshtjen e zgjoi pyetja e Albanit.
—Bab!
—Urdhëro Alban !
—Si quhen ato zogjtë që po fluturojnë në majë të malit?
–Shqiponja.Si ajo që kemi në flamur?
–Po Alban.Pasi u çlodhën , u ngritën dhe vazhduan rrugën për në shtëpi , para syve të tyre shfaqej ngadalë, ngadalë maja e çatisë .Më në fund arritëm .Albani rrotullohej në vënd dhe shikonte majat e maleve.Shtëpinë e kishin mbuluar pemët ,bari kishte arritur deri tek dritaret.Një degë lisi ishte thyer dhe kishte rënë para derës së shtëpisë.U mërzit me këtë skenë të mjeruar dhe sytë ju mbushën me lot, por e mbajti veten, nuk donte ta shikonte djali në atë gjendje.Më ndihmo pak, ta heqim degën ,që të hapim derën.E tërheqin me forcë sepse ishte shumë e rëndë.Hapën derën dhe u futen brënda.Shtëpia ishte mbushur plot me rrjeta merimangash. Hapi dritaret të futej ajri i pastër bjeshkëve ,sepse vinte shume erë e rëndë.Rrezet e diellit të verës ,po hidhnin valle nëpër shtëpi.Albani prekte dhe pyeste për çdo gjë.Pranë oxhakut ishte varur një lahutë, ai e shikon e pyet të atin.
–Bab ,çfarë është kjo?
–Është vegël muzikore ,quhet lahutë.
Albani i habitur e merr në dorë, po kjo ka vetem nje korde?..Me këtë lahutë gjyshi yt Leka , ka kënduar rapsoditë më të bukura të bjeshkëve.Këngët më të bukura të kreshnikeve i ka shoqëruar kjo lahutë. Arbri e merr lahutën dhe ulet në avlli këmbëkryq..Filloi ti biente Albani po e dëgjonte e tingujt e saj kalonin majë më majë, e bjeshkë me bjeshkë Si për çudi u mblodhën zogj të ndryshëm e cicëronin rreth melodisë saj.Flutura shumëngjyrëshe ja nisën valles si muzat e Apollonit.Albani i mahnitur nga kjo melodi e kjo pamje ,mbështeti kokën në këmbët e të atit, dhe e zuri gjumi .Me tingujt e lahutës, u zgjuan orët e bjeshkëve , që kishin rënë në gjumë prej shumë vitesh.

(fjala Orët e bjeshkëve = Zanat e bjeshkëve)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s