Poezi nga Alfons Zeneli

Poezi nga Alfons Zeneli
 
 
IDIL I NJË BJESHKE
 
Nëpër bar rrëketë, nëpër rrëke kujtime;
nëpër pyje zogjtë, trillet erëverdha..
Unë ulur, i egër, shikim plasaritur
këndoj dhe përytp frutet e vërteta.
 
Thellë atje në hone, honet thellë meje;
bimë kacavjerrëse nëpër trupin joshës.
Unë ulur, luhatur, i trisht si një ftua
mbyt e mpij mëshirshëm kafshimet e kohës.
 
Nëpër shkëmb fosile, fosilet të gjalla;
të vdekur gëzimet- lulojnë erëmira.
Unë ujku, i egër, tymoj. Përmbi ty
si vajtim i mbytur shtrihet hapësira…
 
 
 
TOKA IME
 
Tokë e çuditshme,
tokë prej lëkure.
Lëkurë të lenë nga zvarritjet tona.
Tokë e mirë, zbukuruar me mort,
tokë e trishtë si kuqëlim qershish,
kur vonon dashuria.
Tokë ters, pemë e zhveshur,
që numuron erën e mallkimit tonë.
Toke beze, kostum, tanga,
toke atletike firmato
qe puth kembe terri kur vjen fundi-
fundi yt toke e yndyrshme ,
govate, legen, kazan.
Vlon te palarat e mijevjecareve papushim,
Toke hotel kambistesh, ardhacakesh,
tufash te babezitura, te trashura me mekat
qe kafshojne lumenjte.
Toke e qullur nga etja,
e etur nga e verteta.
Toka ime
e bere dhe, ajer, fir
ne agoni per shikim prej syri,
per nje kengez bime,
per nje fjale are.
 
Toka ime plakë,
o plakë e çmendur, flokëshprishur, e lenë
eja e na spërkat me kuje mbi varre.
 
 
 
LIND NË PERËNDIM
 
E statujte vinte koha nëpër vite
pa thënë asnjëhere diç të re
e megjithatë shumë herët e kuptova
përse fjalët më eteshin atje,
 
përse shikimet zgjateshin të zinj,
binare qe thernin fushave te shkreta
ku kronos` i kuptimit tend te pameshire
i shqyente sakaq ditet e veta,
 
perse muret mbaheshin te forte,
perse rreth teje zverdhte e verteta:
se si nuk mund te shembej ai makth
i ndertuar vec me buze dhe letra.
 
 
Perse u shtrime te dy mbi kohen tone
hekurudhe, perplasje trenash ne mesnate
ku te vetmit te vdekur ishim une
dhe nje mekat qe s`kish bere kurre mekat.
 
E statujte ngrihet koha brenda teje.
Brenda meje klith koha, klithim ne
nga dhimbja e pakuptimit te pergjakur
te fjaleve qe me eteshin atje.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s