Poezi nga Mercedes Gega

Poezi nga Mercedes Gega

 

Më gjej një vend

Brazdave të ballit tënd qiellrrudhur
Toka ime,
Krahëvarur lagështirash me përgjigje absurde përse-sh…
Të lutem, sot, prano
fatvrarërin tënd të një kujtimmërguari
Në ngushtësinë hapësirës tënde vetpranuese,
Gjej të paktën një vend ku
Ashklat e mbetura të eshtrave të një ëndrre mesprilli
Në krahët e dheut tënd të preh!

 

Një çast sa një jetë

Përtej grilave të pritjes
Qirinjtë e shpresës dritëzojnë flakëdruajtur.
Ora çapitçapitet fjalëheshtur
Në rrethin e saj ciklik për të kapur vetveten.
Për një çast ndiej në damarët e shpresës
një të ftohtë dyshimi!
Dhe ora ndal.
Dhe koha ngrin.
flakëdruajturit zbehen.
Blackout dëshirash,
në një trafik zgjedhjesh,
në këtë muzg vertikal mundësish,
ku shkallaret me myshk
të mbuluar nën hije neglizhencash,
vareshin në një fije të artë peri
për tek dielli im i vetvetes!
-Çfarë vlen më shumë se ti,
-dëgjoj një shushurimë të ëmbël valëze
dhe rend drejt grilave…
Aroma e detit të jetës më ngrohu damarët!
Shikimin shplodh në vallëzimin ritmik të valëve,
të cilat pasi puthnin bregun shkëmbor,
ledhatonin para çdo nisje,
Si një rit i dy të fashuruarve, idil,
çfarë koha kishte daltuar, shekujsh, me durim:
“Në botë frymojnë të gjithë ata që presin,
por jeton vërtetë, vetëm kush ka guxim!”

 

Se ti… je ti!

Ka raste, ka, kur dashuria,
veçmas e në përgjithësi,
lodhet së marri indiferentizëm,
por kjo, e dashur, jo nuk je ti!

Dita, çdo mbrëmje, grilat i mbyll
dhe pas e lë çdo gjë që shkoi,
por zemra jote i ndez gjithë yjet
e me to, për mua, nis bisedon!

Sepse je ti, e shtrenjta ime,
si ti jo bota s’njohu të dytë,
në shpirtin tënd, ku merr jetë, jeta
në sytë e tu, dielli merr dritë!

Nga muza jote, të gjithë poetët
shijuan dehjen më të dlirë,
në shekuj për ty u thurën vargje,
por a e zë dot jetën veç një kornizë?!

Zemër, lejomë, sot e përherë,
Shpirt, lejomë unë të të quaj,

Buzëqeshja jote, frymëmarrje e jetës,
për çdo brengëgrishje, zemërlënduar!

Se ti je ti, dhe s’ka dyshim,
më i madhi gëzim e dhimbja ime,
ti, më sublimja nga dashuritë,
e pazëvendësueshmja
Nëna ime!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s