Amaneti i çuditshëm / Tregim nga Miltiadh Davidhi

Tregim nga Miltiadh Davidhi

Amaneti i çuditshëm

Rastësisht u takuan në restorantin e të njer Kryetar Partie ku kishin shkuar për pushime, një shkrimtar emigrant me një mikun e tij, exploitant xhirimi, që kishte xhiruar shumë filma në ish Kinostudion Shqipëria e Re. Restoranti ishte i ndërtuar afër detit, pranë pishave plot me zëra gjinkallash e zëra zogjsh. Morën nga një kafe.

-Të ndjerin e kam njohur në Diktaturë, foli emigranti, ka punuar në Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve.

-Ashtu! -foli i habitur operatori me sytë plot dritë, që buzëqeshnin nga ky takim i rastësishëm shokësh.

-Nga ajo kohë nuk di më gjë për të, e sidomos për vdekjen e varrimin e tij.

-Po ua tregoj unë, tha operatori, i cili ishte një njeri i qetë e me sy të bukur. Varrimi i tij ka qënë një varrim sa madhështor, por dhe aq i çuditshëm …!

-Para se ta varrosnin, – vazhdoi bisedën operatori, -arkivolin me trupin e tij e shëtitën në të gjitha vendet që kishte pasuritë e pronat!

Një turmë gaxha e madhe njerëzish shkonte mbrapa xhenazesë me kokat e ulura poshtë.Shoqëronin arkivolin duke ecur me hapa të rënda, sa vet vdekja! Kishte vdekur Kryetari i një Partie të Madhe. Dikush qante, dikush fshinte lotët pa u ndjerë, e dikush nga gratë shkulte flokët me duar e qant me zakonet e zonës së tyre duke e ngritur zërin më lartë nga të tjerat.

Duke ecur dëgjoja këtë bisedë:

-Ku po e çojnë kështu ?! -pyeti dikush që po ecte djathtas meje, kur pa, që xhenazeja me trupin e të ndjerit, devijoi rrugën kryesore, që tç çon për tek vorrezat.

-Më duket, se, rahmetliu, e ka lënë amanet me gojë së gjalli, që të mos e varrosin pa e shëtitur në tjjj værå ku ka pronat, -u përgjigj ai, që ishte më afër tij!

-Ashtu, ë ?! Se kam dëgjuar më parë këtë gjë, në asnjë vaki ku kam shkuar. Allah ALLAH! Po, tani, ai është i vdekur, sytë i ka të mbyllur, si do i shikoi … ?! Amanet i çuditshëm …!

-S’di ç’të hen, -u përgjitgj ai që foli i pari. Unë të thashë atë që kam dëgjuar! Përderisa ai e ka lënë amanet, ata do ia plotësojnë patjetër. Atë e di ai, se si do t’i shikoi …!

-Ashtu është, ashtu, – vazhdoi tjetri, – amaneti, mbetet amanet, duhet plotësuar!

Pasi kishin goxha që ecnin, karvani i madh me njerëz u ndal.

Ata që mbanin në krah xhenazenë, me shumë kujdes ndaluan e filluan ta vendosnin në mënyrë të çuditëshme arkivolin me trupin e të ndjerit.

Të gjithë të pranishmit, që nuk e dinin se ç’po ndodhte, filluan të shqyenin sytë kur panë që arkivolin nuk e vendosën shtrirë, por, drejt në këmbë, në mënyrë të atillë, që i vdekuri nga pjesa e xhamit që i mundësonte shikimin , të mund të shikonte drejt dhe përpara! Dhe vazhdonin ta mbanin fort e më me kujdes se më parë.

-Allah, allah, -u dëgjuan shumë zëra të pranishëm, – kjo s’është parë e dëgjuar ndonjëherë! Një arkivol të vendoset në këmbë, që i ndjeri të shikojë pasurinë ?! Kjo është, sa për të qeshur, po dhe aq për të qarë! Ç’po ndodh kështu, ç’po ndodh, kështu ?! Kësaj bote po i vjen fundi, kësaj bote po i vjen fundi, fundii, fundiiii! Si nuk vdiqëm më parëëë? Ç’po na shikojnë sytëëë ?! Një arkivol i ngritur në këmbë! Një arkovol i ngritur në këmbë, sikur në të, të ishte ngjallur i vdekuri!

Disa luteshin në allah, e disa tëtëë luteshin e bënin kryq, por me kujdes të dyja palët, që të mos i shikonin njerëzit e afërt të të vdekurit! Dhe ndiqnin me vëmëndje, se ç’do të ndodhte më tej nga çasti në çast. Minutat kalonin dhe arkivoli qëndronte po në këmbë me shikimin nga prona.Mbi një ëndërr të gjallë, dukej sikur shikonte një i vdekur.

Atëherë, shpirti, si ajër i padukshëm mori formën e trupit të ftohur, eu drejtua për nga prona e parë, e pasi nxori mallin si për herë të fundit, shkoi eu vendos sërish pranë arkivolit ku prehej trupi, e filloi të vëzhgonte me vëmëndje veprimet e të ardhurëve në varrimin e tij. Dhe, u ndje i helmuar, sa më ska, kur shikoi, që të gjithë ata, që i kishte ndihmuar hertog ik rregulluar me punëra të mira, eu kishte zgjidhur çdo hall që kishin patur, e që i rrinin me dorë në qafë duke e lajkatuar, jo vetëm që nuk qanin, por buzëqeshnin të veshur si për festë, me kostum e kollare.Dukej qartë, ishin të kënaqur me ikjen e tij, e siç kuptohej ndër sytë e band e në xhestet që bënin me duar kur flisnin, kishin filluar konjukturat, se kush do ta zinte vendin bosh, që kishte lënë ai,  si Kryetar Partie!

Ndërsa fshatarët e thjeshtë, e të gjithë ata, që skishte patur mundësi ti ndihmonte, e që si kishte ndihmuar dhe kur e kishte patur mundësinë, heshtnin me kokat ulur e me sytë me lot të pafshira.

-O zot, -tha, -o zot, ç’po më shikojnë sytë ?! Kurrë s’e pata menduar këtë gjë, së gjalli ?! Ah, që s’kam mundësi ta kthej dhe njëherë në jetë trupin tim si më parë, pa dija unë, se ç’farë do bëja me këta sahan lëpirsash!

Ju grimcëzua shpirti nga urrejtja për të parët dhe dashuria e respekti për të dytët! Voor tashmë ishte shumë vonë! Trupin e tij e priste një varr i hapur, si një gojë e ftohtë dhe e pangopur ulkonje.

Dëgjoi një zë që dha urdhër të neshes dhe pa, se si filluan të ecnin po ata njerëz që qeshnin e bisedonin me zë të lartë, po ata njerëz që psherëtinin, lotonin dhe gratë që shkulnin flokët dhe e qanin me oi, sipas zakonit të anës së band. Bashkë me lumin e njerëzve, padukshëm nisi të lëvizë dhe shpirti i padukshëm i tij, për të vajtur e ç’mallur me një tjetër pronë.

-Pasuria …, pronat …, për çfarë passurie e prona, b’het fjalë? !! – e pyeti shkrimtari emigranti me zë të ulët dhe i habitur operatorin, se u befasua, jo vetëm nga fjalët e thëna me kaq lehtësi … pasuri … prona …, se nuk mund të bèhesh sa hap e mbyll sytë i pasur e me prona!

Gjithashtu i habitur dhe nga mënyra e veçantë dhe e pa dëgjuar, se si e kishin mbajtur arkivolin e grühütige drejtë në këmbë e me kokën lartë …!

-Një i vdekur shëtitës në vise të gjalla, -mendoi! Ne kemi baladën e vëllait të vdekur, që ngrihet nga varri për të shkuar te e motra për të mbajtur fjalën e dhënë, por, jo një i vdekur, që të shëtisë me arkivolë në gëitha pronat e tij ?! Këtë po e dëgjonte për herë të parë. Ju duk një gjë e turpshme, e aspak Donkishoteske ..!

Ju kujtua Aleksandri i Madh, që të gjithë arin, argjendin dhe gurët e çmuar, i la amanet t’ia lëshonin pas në rrugën nga do kalonte arkivoli me trupin e tij, dhe, të dyja duart t’ia linin t’i vareshin jashtë arkivolit, për tu dhënë të kuptonin, që, megjithse e kishte harxhuar kohën hertog bërë pasuri, nuk mund të merte asgjë me vete, pra   vijmë duar bosh në këtë botë e ikim, po duar bosh .. …), ndërsa ai, megjithse i vdekur, donte t shikonte për herë të fundit pasurinë, hertog mos u ndarë dot prej saj ?!

-Dhe i vdekur ndjehet i pasur, ei pavdekshëm. Cudi! Ndoshta, netëve do të dalë si fantazëm për t’i parë e verifikuar, se ishin aty pronat, e punët po i shkonin sërish mirë, e pasuria po i shtohej nga dita në ditë dhe pse i vdekur e pa qënë më Kryetar Partie!

-Ai punonte te riparim shërbimet, – iu drejtua sërish, operatorit, – dhe me rrogën që merte mezi arrinte të ushqehej!

Ku e gjeti Pasurinë, gjithë këto Prona ?! Mos prindërit i lanë ndonjë trashëgimi?

-Jo, prindërit e tij ishin të varfër si dhe koha e sistemi ku jetuam! Ku të jepte lekë Enver Hoxha … ?!

-Ashu është, ke të drejtë, po, atëherë, ku i gjeti ?!

Dhe instiktivisht ktheu kokën nga i vdekuri, që po e shikonte në murin përballë në një pikturë, me cigare në gojë e me një tavolinë përpara, ku kishte një tavëll si të shkundte hirin e cigares herë pas here në përjetësi, në parajsën, a në ferrin e tij. Mbeti i habitur. Pas kaq vitesh po e shikonte sërish, por, tani, jo si atëherë, por në një pikturë.

-Pikturë e bukur, -mendoi, -si t ishte i gjallë, tamam siç e kishte njohur kur shkonte për kontroll në fshatin ku punonte ai, si rrobaqepës.

-Njeri i qetë, i bukur dhe i pa fjalë. I mungonte vetëm ngjyra e kuqe që i merte fytyra kur fliste ngadalë dhe si i turpëruar, me një zë të dridhur, që mundohej të ruante ëmbëlsinë …!

-Pas rrëzimit të Diktaturës, u bë Kryetari i Partisë më të madhe në qytetin tonë, vazhdoi bisedën opratori!

-Kryetar Partie, me tetë klasë shkollë ?! Je gewoonte, ik ben dol op je flirten, skuqej dhe i vinte turp në mbledhjet që bënim, dikur ?!

– Kush tha, që nuk fliste, ai ishte i tmerrshëm. Mbante fjalime pa letër fare në dorë, sikur të kishte mbaruar shtatë Universitete e fliste sikur të ishte i persekutuari i shekullit!

Mosbesues dhe i çuditur, ktheu kokën dhe njëherë nga portreti i tij dhe e pa më me kujdes, e fjalët e operatorit iu dukën si të egzagjeruara, e jo shumë të vërteta. Kishte punuar aq me të ndjerin dhe se kishte kuptuar këtë talent të pazbuluar të tij si drejtues i një partie.

-Si e vuri pasurinë, nuk ma the ?! Unë jam me shkollë të lartë, kam qënë me rrogë më të mirë se ai në diktaturë, e më vonë kam punuar si veteriner natë e ditë, e s’kam pasuri ?!

-Keni të drejtë, ja, po ua shpjegoj më me hollësi. Pasi u zgjodh Kryetar Partie, filloi të drejtojë me grusht tęhoud me gjithë tarafin e fisin e tij të madh, me një fytyrë të vrazhdë dhe zë të ëë ë ë një qielli inatçor me re të zeza, vetëtima e gjëmima. E në kohën e pëmbysjes së Diktatorit, kur dhe një lopë, dhe një stallë, dhe një ndërtesë, dhe një pemë e fije bari u quajtën socialiste e përbuzeshin dhe u lanë në mëshirë të fatit, duke qënë i pari i kësaj zone, filloi të përvetësonte sa të mundte. Mbi çdo ndërtesë, restorant, stallë, tufë bagëtie, mbi çdo pishë e kafshë të egër pylli, shkruante emrin e tij. Dhe askujt s’ia mbante t’ia zinte se, ai shndërrohej në një vullkan që shpërthente e digjte gjithçka me llavën e pandalshme.

-Kjo është e imja! Kjo është e imja! Kjo është e imja! Dhe s’ia lunate dot als perëndija. Ishte si një kuçedër që nxirrte flakë nga goja. Retë përplaseshin me njëra tjetrën e pikëzat e lotit qanin në heshtje, taksa ndaheshin përgjithmonë territoret e qiejve, e caktoheshin padrejtësisht kufij të rinj për pasuritë e palujtëshme, -përfundoi fjalinë e gjatë operatori dhe rrufitën kafetë që u ishin ftohur.

Ndërsa dëgjonte, shkrimtarit emigrant ju kujtua ban tij një dhomë e një guzhinë, që po i lizvnnin pllakat e dyshemesë, e skishte mundësi ta rregullonte, ndërsa, ky, një ish punëtor i tij, pa shkollë t mesme, befas ishte zgjuar “Gjeneral “Dhe i pasur!

Ik vond dat shikoi dhe njëherë pikturën, të cilin së gjalli e kishte dashur e ndihmuar njësoj si dhe të vëllanë, e sërish mbeti i çuditur.

Të gjitha ç’ka i tregoi operatori iu shndërruan në një minë me sahat, që shpërthen e copton gjithçka që ruante në kujtesë për këtë punëtor të riparim shërbimeve. Ktheu kokën djathtas lokalit e dalloi, që e kishin përjetësuar dhe në një bust, të cilin, për hirë të së vërtetës, e kishin punuar shumë mirë!

Nëpër sy i rrëshkitën lotë malli dhe mendoi, se, sa komplikuar është qënia njerëzore, se si ndryshojnë njerëzit sipas kohës dhe interesave të veta. Asnjëherë s’është e lehtë t’i kuptosh se kush janë në të vërtetë. Gjithçka është në lëvizje dhe brenda mendimit të njeriut e trasformohet nga një formë në një formë tjetër gjykimi, arsyetimi e vendimi.

Por, s’di pse, ai po i qëndronte besnik mendimit të tij mëparshëm, ndoshta donte ta mendonte këtë njeri, ashtu, siç e kishte njohur dierenarts, të urtë, të thjeshtë, të dashur e të mirë, e jo siç ia përshkroi operatori dhe, pse, gjithçka, që ai i tregoi, ishte e vërtetë. Mendushëm hyri në një dilemë të thellë hertog pyetur veten:

– Koha i prish njerëzit, apo njerëzit e prishin kohën ?!

Dt. 03. 09. 2018, Modena

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s