Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Dua të dish, që shumë të dua!
Edhe kur të zënë të jemi,
edhe të lënduar.
E kur zilitë,
të na lënë pa gjumë,
edhe kur mendimet,
të na vrasin më shumë.
Ta dish,
që prapë të dua,
se zemra dhe shpirti
me ty, janë dashuruar!

 

***

Më ndjen?
Më dashuron?
Atëherë, merrmë e më shtrëngo pranë vetes!
Më mbaj sikur tufane e stuhi, duan të na ndajnë nga njeri-tjetri!
Më mbaj sikur tërmete të fuqishëm, duan të rrënojnë tokën nën këmbët tona!
Më mbaj sikur lumenj e dete, vërshojnë nga shtratet e tyre e duan të përmbysin gjithçka gjejnë përpara nesh!
Më mbaj sikur retë e ngarkuara me vetëtima e rrufe, duan të godasin lumturinë tonë!
Më mbaj fort, si në një tango kërcyer nga ne,ku trupat, nuk duan të lirohen nga forca e pathosi që i pushton të dy!
Nëse më do, mbamë pranë vetes e mos më lësho për asnjë çast nga ty!

 

***

Kam frikë , se jemi larguar shumë!
Kam frikë të dëgjoj zërin tënd!
Kam frikë të të flas!
Kam frikë, se po të humbas!

Frikë, që kapërthen shpirtin!
Frikë, që zemrën ndal!
Frikë, për ngrirje ndienjash!
Ndienja, që dikur digjeshin zjarr!

Shpirtdrobitur, zemërhelm!
Sypërlotur, mendimevrerë!
Buzëdridhur, fjalë pa thënë!
Të më kesh, të të kem,
mbase, s’është e thënë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s