PROMETHE, (Im atë, prushin e vatrës e mbulonte me hì, ta ndizte të nesërmen zjarrin përsëri…) / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

PROMETHE,
(Im atë, prushin e vatrës e mbulonte me hì, ta ndizte të nesërmen zjarrin përsëri…)

Promethe,
një erë prej Alaske
më fryu në shpirt…,
me trajtë të padukshme
as hije, as dritë…

Në mundsh,
eja në shtratin e ngrirë,
ngrohmë të zgjohem
me prushin e hirtë…!

Në mundsha, pas zgjimit-
Çehov e Remark,
në mundsha e zgjuar-
Kareninë, Kazanzaq…
Bert’hoven, Mozart,
Goja, Dali…
Në mundsha, në mundsha-
t’i rreshtoj si “ushtarë”-
me zjarrin tënd do t’i ngjall përsëri!

Pastaj, në t’u dashtë,
lidhmë, Promethe,
me litarë të zjarrtë
ku digjet Dashuria…
Prap, e përzhitur
gjer në dhimbje
do gulças:
-Mbi të gjitha Dashuritë,
Vendlindjen DUA!

 Iliriana Sulkuqi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s