Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani

 

DUHET TA SHTRYDH NJË LOT

Do të ecin ditët përditë
netët dhe vitet përnatë
dashuria ime për Ty
kurrë nuk do të kalojë
edhepse Ti nuk e kupton
unë të dua njëjtë, njëtrajtshëm
por, nuk e kuptoj unë
pse të gjithë këta njerëz
përreth teje azdisen dhe
nxjerrin tymra duhani dhe
të veshin një tis mjegulle?

Më lejo të vendosem
të qëndroj pranë teje
sepse tek ti e kam zemrën
më duhet ta shtrydh një lot
të qëndroj përmallshëm
me sy të venitur nga malli për Ty

Nuk e di pse më trishton…
dhe nuk më lë të ndërrohem
të vishem me pamjen tënde

Ti sikur nuk e do gjallërinë time!

M`i merr lotët faqeve tua shëbojë
bile një ditë të mos përlotem
merrmi duart e mia
sepse ato të duan vetëm Ty
përqafojë, merri nënkresë nate
ëndërrojë të paktën
një nga ëndrrat e mia
atëherë do t`i gjesh bërë një goje
gjithë gjëmat dhe britmat e mia
merre zemrën time dhe shtrydhe
pa asnjë dyshim njeriu mbi tokë
nga shtrydhja do të rrjedh pamja jote.
nga në zemër e çarë në duart e tua…

 

OGURMIRA

Natën e kaluar
të kam ëndërruar
nuse në të zezë
ogur i mirë ky
ka mundësi
të të shoh prapë
nuse në të bardhë

ende bën mot i mirë…

 

***

O Zot!
Ti ndëshkuesi i së keqës
nxirre një sy qiellit
shiko këta njerëz të pa gjak
rreth nesh…!

 

E BUKURA IME

Ji e lumtur dhe
mos i harro lutjet e mia
fshehi gjokseve të diellta
aty fle dielli i pranverës
një zë, një pamje gruaje
qëndron në mes nesh
edhe pa frymën njeriu
zemra rrah kambanën
për të kujtuar vetëm ty

Tani unë shoh qartë
se ti e kupton dhimbjen
ose regëtimën e zemrës
sikur një dritë e shkundur
në luhatje ere me suferinë
dritë njeriu në pritjen tënde
dhe, harroje dritën e varur
mbase, tani është zë vonë
zemra psherëtin trishtim tim

Nëse takohemi ndonjëherë
ku me ditë se ku të parë…
anëve të kundërta të botës
do të marr ngrykas ngrohtë
edhe atëherë do të ndjej
do t`i puthi duart e bukta

Remzi Lim@ni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s