”Narcisi dhe Gojarti – Histori e një miqësie” (Roman)  HERMAN HESE *Laureat i Çmimit Nobel / Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

”Narcisi dhe Gojarti – Histori e një miqësie” (Roman) 
HERMAN HESE *Laureat i Çmimit Nobel

Romani “Narcisi dhe Gojarti”, me nëntitull “Histori e një miqësie”, është një prej veprave me të suksesshme të shkrimtarit të shquar Herman Hese, Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë. Qysh kur u botua për herë të parë, në vitin 1930, kritika e vlerësoi si një vepër në vazhdën e traditës së romanit edukativ gjerman. Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare.

Narcisi e ndien se prirja e mikut të tij s’është jeta prej murgu, dhe e ndihmon që ai të zgjedhë rrugën e vet. Dhe kështu nis për Gojartin jeta endacake, nisin aventurat e tij dashurore. Tomas Mani, duke vlerësuar lart këtë vepër të Herman Heses, thotë: “…një libër i mrekullueshëm, me një mprehtësi të rrallë poetike, me një përzierje elementesh të romantizmit gjerman e të psikologjisë moderne, madje edhe të psikanalizës frojdiste, një roman krejt i veçantë për sa i takon çiltërsisë dhe përmbajtjes interesante.”

Nisur nga ngjarjet mjaft tërheqëse dhe nga bukuria mahnitëse gjuhësore, kritika letrare e cilëson këtë roman si një vepër të madhërishme, plot dashuri e vuajtje, plot lumturi e fatkeqësi, si një libër që mbetet gjithmonë aktual dhe që të shoqëron përherë në rrugën e gjatë e të vështirë të jetës.

(HERMANN HESSE: “Narcisi dhe Gojarti – Histori
e një miqësie”, Titulli i origjinalit:
“Narziss und Goldmund – Geschichte
einer Freundschaft”, Roman, 346 faqe.)

 

Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s