Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Miti i burrit me këpucë new age

Një ndjesi kolektive numenike
si ndjeshmëri kolektive nga shtypja
e koduar në neurozat e qënies
i falet atij burri “me anima”
Krijohen turbulenca në peshore
tek ruhet miti i burrit
e bunkerët si breshka të ngrira
përcjellin fantazmat e fundit
Ulur paradigmës së djeshme
si rreth tryezës ku Krishti ka ngrënë
si falje demoniake i falen demonit
në rite të purpurta me grusht e me shenjë
Pushton ditën miti i burrit
si kolon i ardhur nga bota e vjetër
ndonjëherë vjen i veshur edhe si dandy
me revistë mode e këpucë new age.
… … … … …
Trembem e kodoj neurozat
ndjesisë kolektive të turbullt
që vjen e ngjizet epokës së re
që ende lëngon nga miti i burrit
Burrit – mit “me anima”
që “lind njëherë” në disa vjet
shpesh i veshur edhe si dandy
me revistë mode e këpucë new age.

 

A do harrojmë?

Vritet njeriu, vritet
diku është thënë se vritet me një fjalë
e ne fjalët ia vodhëm natës
që nuk shetit me kuaj të bardhë
Eh, kuajt e bardhë, ata janë fatsjellës
fati ynë ka lindur nëpër natë
ndaj bëre mirë që më solle natën
me natën time ta bëj më të bardhë
-Po a do mundem? Kuajt e zinj
po e bëjnë vrapin me galop
e me gjethen e lavdisë së mëngjesit
natën e errët si mund ta harroj?!
Ah, kjo harresa, harresa mitike
që botën përkund si në djep
djepit të harresës ia vrava gjithë tingujt
vec djepin e kam si kujtesë
Djepi i kombit i përkund të gjitha
dhe ditën, dhe natën, dhe gjumin
më merr dhe mua të harroj errësirën
që kuajt e zinj e përkundin
Vec djepi i zotave përkundet në qiell
mes Arushës së Madhe e të Vogël
ah, fati ynë gjendet poshtë reve
ndaj kot të qëndrojmë natën zgjuar
As ti mos qëndro si Thoma Beketi
që në Kantërbër u martirizua
je shumë egoist në natën tënde
e nuk je gati të vdesësh sic thua.
Por edhe unë nuk e dua vdekjen
natës së errët kur kërkoj t’i ik
u bë kaq kohë që në djepa përkundim
galopin e trishtë të kuajve të zinj
Vec këtë cast mos harro, po munde
harresën e kobshme përkunde në djep
e ruaje djepin sic unë e ruaj
me aromë mirre që flakën e ndez.

 

Ndalesës

Regëtim drite
ndalesës
pasi tonelata drite – destinacionit të verbër
u shpenzuan për pak energji
-Humbën apo u shndërruan?
-Nuk e di…
Unë po përpiqem të ruaj
regëtimën e vetme në gji
Të shoh tek i avitesh
për ta fikur si qiririn e tortës
në ditëlindjen tënde
të shoh kur bëhesh gati për të nxjerrë frymën
si shtrëngatë ere
Të shoh e nuk lëviz
se e di
ti sheh vetëm pasqyrimin e dritës
e flaka më është ndezur në sy
E duhet të m’i nxjerrësh
e ndoshta që të dy
që flakën ta përdorësh për të ngrohur egon
që digjet e përdigjet pa sy…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s