Poemë e bleruar (fragment) / Poezi nga Myrteza Kasi

Poezi nga Myrteza Kasi

 

Poemë e bleruar
(fragment)

E bardh ‘ e blerta Bogovë !
Çfar qilimi paske shtruar ?!
Velloja si lulemollë!
Si nuse je zbukuruar!

I etur erdha tek ti,
Të pi nga gurra e ftohtë ,
Të marr jetë e poezi !
Të ndizem si eshk’ e ngrohtë .

Ty të zgjodha heroinë ,
Gurgullim’ e bardh’ e malit,
Moj e bukura blerinë !
Qilim blerosh e livadhit!

Hodha sytë tej mbi male,
Veshur me gunën e bardhë,
Bleron bari ndër luadhe,
Thua : pranvera ka ardhë?!
Midis ngricës në janar,
Ndihej në gjoks freskin’ e majit ,
Gjer në bel kridhen në bar !
Më flladit afshi beharit.
Gjelbërim më mbushen sytë,
M’u mbush zemra lule, gjethe,
M’u fut blerimi në shpirt,
Mora lëndinat me vete!
———————————–
Dhe marr përpjet’ Tomorrë,
Mbuluar me blegërima,
Pastaj kthehem në Bogovë ,
Mbushur gjithë gurgullima !

Arkiva e autorit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s