Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Monologu i gurit

Unë ,lënda e bardhë,
bri lumit të vrullshëm që rrjedh me tërbim,
s’notova me gjethet të shihja ç’ish deti,
po ngela guriçkë e latuar në breg,
që gëzohet prej shendit të fëmijve,
kur garojnë për pushtim horizontesh.

 

***

Ka shije ikja e vullnetshme,
Tamam si fëmija që do të liget një ditë,
sa të provojë sfilitjen e prindërve.

E mblodha me veten:
“Bën gati valixhet e mendimeve,
kur të jetë vapë e ideve,
vish atë më transparenten”.

Nuk është keq t’ia mbathësh me raste,
të duket rikthimi si fillim tjetër,
të pret macja te dera ,
pasqyra e vjetër fillon e të numëron thinjat e maskuara,
mobiljet kanë ndërruar vend për nderin tënd,
ose ty të pëlqen të mendosh ashtu.

Ja erdhe.
(vjen një çast që çdo gjë të ngop,
vetmia të cyt ta braktisësh.)

Bota s’ka ndenjur në vend ,
Ndaj zë e bëj llogaritë,
sa vrap të duhet ta kapësh,
apo më mirë durim….

Do kthehet e lodhur,vetë tek ty.

 

Identitet letre

Panair kotësish përditë,
nxito të shesim qerpikët,
të drejtë,të harkuar, të rrallë…

Ekuacion i koklavitur,e panjohura dritë,
falsi rri këmbëkryq në sofra,
Uni mbetet i panginjur sërish.

Shitemi ethshëm deri në kartonë bosh,
absurdisht realë në gjumëvdekjen tonë,
zgjimjeta vesh teshat e zhubrosura në kosh.

 

Fjalë zhegu

Bëj sikur…
Derisa të kuptoj finishin e durimit tënd,
aty ngopet marrëzia ime e merr një sy gjumë …
Bën sikur…
Derisa të flesh besimin tim,
aty zgjohet e tërbuar xhelozia e maskuar..
Unë bëj, ti bën,
E gjitha meritë interpretimi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s