Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

VALLJA LABE

E rëndë, e shtruar, e stërlashtë,
vallja labe, vallja pirrike,
pa dridhje beli si çengitë
largqoftë pastaj… vegla muzike.

Hapa me radhë, krisma kockash,
vetëm përpara,… deri në fund,
nuk lëviz muri, po e tërë kalaja,
pas eee- së gjatë, e drejte si plumb…

Kur linde vallë, si një plan lufte,
si skicë e parë e një ushtrie,
që sot s’të nxënë dot Institutet,
dhe asnjë sallë akademie?!

E hedhur rrallë, aq rrallë sa s’di
si brezat të mësuan, të rroje,
kaq rrallë si ty vetëm kometat
kaluan në vendet ku sundove…

E vetmja valle në planet,
që s’ke një hap të kthehesh pas,
e denjë ta bësh që nga e para
këtë Atdhe, po të humbas…

 

FUSTANELLA SHQIPTARE

Kaq afër qiellit, lart në male,
Të bëhej mendja fluturim,
Ka thënë me vete arbri i parë
T’i shtoj ca pendë trupit tim.

Dhe shto e shto pëlhurë të bardhë
Rreth brezit rrotull 300 kinda,
Kështu ti shpike fustanellën
Si krahë shqiponje mbi opinga.

Përplasi krahët, u vërtit
Mbi tokë u ngrit aty një metër,
Në trup avioni dhe piloti;
“Më duhet dhe ca beze tjetër!”

Dhe shto e shto të tjera palë,
Në Shkodër shkoi pesëqind kinda,
Kronikë e huaj thjesht pataksej:
“Shtatëqind e çoi Prishtina…”

Me dyzet metra rrotull belit
(Kaq beze parashutat s’i kanë sot!”
Po me të drejtë ju do pyesni:
Atëherë si nuk fluturuan dot?

Përgjigja vjen e thjeshtë si buka:
Atyre kurrë s’u shkoi mendja,
T”i hiqnin ato të shkreta armë;
Nga peshë e trupit, më të rënda…

Po fustanellën nuk e hoqën,
gjersa të tjerët shpikën avionin,
Dhe s’nisnin valle pa besuar
Se kushedi… dhe fluturonin…

Tiranë, 1999

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s