Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Grua!
 
Nëpër sytë e frikësuar,
shikoj ankthin tim si avitet fshehurazi,
tek grryen muret e shpirtit ngadalë
tek fajëson vetveten pareshtur
dhe luan tinëzisht me egon si e marrë.
 
Unë do të mposht ty makth i ardhur nëpër mjergull
ty heshtje sfilitëse që bren pa pushim
do ta flak tutje pengun e mbajtur ndër vite
e si shpes i lirë do fluturoj nëpër qiell.
 
Do ti thyej maskat e fshehura fasadë,
që mijëra shkëlqime ngrejn botës së rreme
do të zhvesh paturpërsisht mbështjelljen guaskë
e me sy hyjnorë të shikoj përshpirtjen.
 
Unë do pikturoj tjetër qiell mbi sy
e tjetër imazh botës do i vesh
rroba qëndisur me yjet më të bukur,
velit të bardhë tëhequr nëpër tokë.
 
Por unë do të mbaj si frymë e hajmali,
shënjë e vetme besytnisë njeri,
mbetur gjurmë kohë të një deti trazuar
rikthyer sërish si grua perëndi!
 
 
 
Kapërcim
 
Thjesht,
lexoj kapërcimin e një dite,
si lindi,
e si orët e saj i gris,
si shkon vetëflijmit perëndimit të largët,
e si gjegjet natës së vonë qefin.
 
Ti je krijesë e Tokës dhe Hënës
bijë e vetme e diellit që përndrit
zgjuar me agun e parë të jetës
e fjetur në krahët e errët të muzgut.
 
Kryqit të fildishtë ndan udhët e përbotshme
ndez një shpresë, një qiri më shumë
e frymë merr përkundjes së një shelgu
përunjur tokës, gjer në pikëllim.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s