SI TË GJEN…S’E DI… / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

SI TË GJEN…S’ E DI…

Ditën me ty s’mund të jem gjithmonë
Por të ndjej më në shpirt ta madhin diell
Botës në çdo çast të jetës sonë
Tinguj dashurie çdo çast më përcjell

Kur je në shtëpi duke më pritur
Rreze drite të gërgoj në shpirt
Dhe kur të pres studios dritën fikur
Ti çan errësirën mjegullës së hirtë

Rrudhet padurimi… e ndjen në çdo hap
Frymëmarrjen nxit… lëngëzon në sy
Vërshon malli…lemza më mbyt prapë
E di… të ka gjeëtur… si të gjen…s’e di…

E kur vjen…ndihen hapat në derë
Flak e mallit të përzhit në sy
Buzëqeshja të kthehet pranverë
Në çdo prekjë dridhemi të dy…

Sdi si mosha të ka zbukuruar
Thinjat, rrudhat, burojnë veç mall
Dashuria qënka e pa shuar…
Kur të iki…ç’do të ndodhë vallë…

Kur s’do jem…ç’do bëhet ky mall…
Vullkan flake do të përvëlojë
Ylber drite do të shndrrohet vallë
Bukuri kujtimesh të ndriçojë

Mallin qiellit ëndrrash në çdo qosh
do të ma dergosh dritës nëpër yj
Kudo qe te jesh…ngado që të shkosh…
Do ta krijoj shtegun…shtegun që të vij…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s