Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

PRITJE

Kjo verë e nxehtë,
ma dogji syprinën e kokës.
Duke të pritur ty,
kaq behare rresht
në plazhin e premtuar…

Ti s’ erdhe e s’ po vjen akoma!
Tani jam kthyer në qiri i ndezur,
por ende nuk kam rënë në koma…

Do të pres edhe më tej,
duke shndërruar kokrrat e qiriut
në kokrriza të nxehtë rëre.
Një ditë ti do të vish patjetër
e do të shtrihesh si atëherë
në plazhin e premtuar…
Por tashmë je shtrirë
mbi kokrrizat e trupit tim,
që ende janë duke vluar…!

 

VENDLINDJA

Kisha shumë kohë pa shkuar në vendlindje,
te oborri në vend të nënës,
më priti një trendafil i tharë…
Diku më tej në një kënd të shtëpisë,
në vend të babës,
më priti një tra i thyer…
Qeni kishte vite që kishte vdekur…
Një bashkëfshatar më thotë,
se pa dhënë ende shpirt,
një javë të tërë kishte kujisur,
ndoshta duke parë ëndërr me mua
dhe më pas i qetë,
nga kjo botë ishte nisur…

Si u katandisëm kështu!?
Në një botë të rrakëllzyer,
në një trendafil të tharë,
në një tra të thyer!

 

NJË PUTHJE SHKARAZI

Për ty…

Ti sapo kishe dalë nga ai dush i ngrohtë,
me rrobdishanin të hedhur përsipër,
unë hyra në dhomën tënde ashtu si ’’ kot …’’
dhe ngela më shumë se i mahnitur!

Flokët me ajër shpërndanin fije ajri,
duart të dridheshin,rrobdishanin shtërngonin fort,
unë i krisuri,i marrë pas të marri,
ngela i bllokuar, një buf, më shumë se idiot…

Ashtu i përhumbur,shkarazi të putha mbi flokë,
ti u ktheve nga ana tjetër,prisje sulmin mbi Trojë,
një forcë magjike m’ i bllokoi të tëra,më ngriti mbi tokë,
zemra ndaloi, u ngatërruan fjalët, ngela pa gojë…

Ti këto ndoshta si ke mësuar akoma,
po t’ i them t’ i dish, nuk lihen gjërat me borxhe,
do vijë dita t’ i bëjmë të gjitha, do rikthehet ora,
te puthja shkarazi me fije ari, çelin e riçelin gonxhe!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s