Ismet Tahiraj: “LAPSI MË THA” / Nga: Xheladin A. Çitaku

EDHE NJË HAP TUTJE

Ismet Tahiraj: “LAPSI MË THA”

Redaktor : Xheladin Çitaku

Recenzent : Riza Haziri

– Vazhdon ambicia letrare e Ismet Tahirajt për të kapur dimensione të reja në poezi, veçanërisht në poetikën për fëmijë. Përmbledhja më e re me poezi të këtij lloji mëton të eksplorojë një shteg, ku pretencat për të arritur në përvetësimin e opinionit të të vegjëlve, poetit i duken reale. Kjo bazohet në mënyrën dhe formën, duke përplotësuar semantikën poetike me veçori të pashpërfaqura deri tani nga ky autor. Konkluzioni i tillë konsiston në perceptimin e shtrirjes së përgjithshme të lëndës së ofruar, e cila thjerrëzohet në këto dioptri pasqyrimi:

1.- profilizimi i kuptimësive përmes ngjyrimit të thjeshtësisë në thurjen e vargjeve, në ndërthurjen e elementeve shprehimore, stilistike e estetike, të cilat, sipas autorit, depërtojnë lehtësisht në botën shpirtërore të fëmijëve, duke u ofruar imazhin e tematikës që shtjellohet në vija të qarta të një realiteti të bartur në art. Thjeshtëzimi i theksuar i konkretësisë mundëson zënien e të konceptuarit të situatave të caktuara, prekjen e imazhit që ofron fotografia e reliefit poetik, ndijimin e botës së subjektit, leximin e mesazhit që përçon vepra tek receptori. Në këtë mënyrë, lexuesi i vogël qëndron në korrent të përjetimit emocional të rrjedhës që shfaqet në poezi, bashkëjeton (shpesh) me një “alter ego” të ndërtuar letrarisht, duke u njësuar me bëmat dhe shprehitë, duke vizualizuar, në ndërdije, karakterin dhe rrugët e ndërtimit të intelektualitetit fëmijëror. Ismet Tahiraj e synon këtë qëllim, duke ofruar mundësinë e tij krijuese, të strukturuar në një konvencë mjaft specifike. Një eksperiencë e tillë është e njohur tashmë, e dëshmuar kohërisht e metodikisht dhe derivon interesim të opinionit lexues në masën që arrinë të ravijëzohet suksesshëm, si motiv e si ndërtim. Kapaciteti mental e intelektual i fëmijës ia del ta identifikojë thjeshtësinë e lehtësinë në të kuptuarit e vargjeve, të shprehjeve a të figurave, sepse e formëson lehtë në sytë e mendjes tërë skenografinë e mundëshme që ka përmbajtja brënda saj. Formatet e tilla poetike përmbajnë komponentën e shtytjes për qasje të vullnetshme, në lëndën e ofruar, sepse i ngjiten natyrës fëmijërore dhe, në këtë mënyrë, i shërbejnë kurreshtjes së kësaj natyre. Ky do jet edhe pretendimi parësor i autorit, që vepra e tij t`i zë kuotat e dëshiruara në terrenin që i përket lexuesit.

2.- Përvijimi asociativ i përthyerjeve brënda përbrënda strukturës, aktivizimi i meditimit dhe akceptimit logjik të episodimeve dhe tërësisë, tek lexuesi, duke ingranuar analogjitë shprehimore dhe kuptimore për ta portretizuar kompaktësinë e motivit dhe për ta dizajnuar frymëzimin artistik. Si i tillë, ky përvijim nxitë definimet e reja për dukuritë, fenomenet, sjelljet, shprehitë a veset, të cilat nguliten në intelektin e fëmijës. Asociimi në postulatet e mëhershme a në vëzhgimet e realitetit (të njohura sadopak) kërkon angazhim shtesë të potencialit receptiv, të cilin, kjo mënyrë e dekodon në ndërdijen e fëmijës, duke impulsuar forma të njohura e të qarta, për t`i analogjizuar më tutje. Përmes këtij elementi synohen grupmoshat më të avancuara, të cilat në soliditetin perceptues vendojnë dimensionimin e shtjellimeve të reja nga autori i veprës. Konsumimi i mjeteve letrare për sendërtimin e kësaj përkatësie e do një përqëndrim specifik në përzgjedhjen e idesë e tematikës, e cila, pastaj, asociohet në shprehjen që rrjedh brënda vargut, duke spostuar vëmendjen në paraformate të një ngjashmërie të përjetuar. Kjo vjen paksa më e ndërlikuar dhe lexuesit i duhet ta ndjek rrjedhën e shprehshmëris në gjithë tërësinë e dhënë poetike për ta kapur, të plotë, semantikën poetike, për t`i hyrë nga brënda metodës që ka aplikuar autori, për ta njohur momentumin e jetës me të cilin realizohet lidhja asociative e vargut.

3.- Shtrirja multiplanëshe, në aspektin e përmbajtjes, kërkesa për gjithpërfshirje motivore e dëshiron kornizimin në një model të caktuar. Ismet Tahiraj e kërkon këtë modelim edhe duke përimtuar lidhjen shprehimore të fjalëve, edhe duke spostuar rimimin (e herëpasrershëm) përtej pozitës së pritur, edhe duke linearizuar dy stile; stilin bisedor dhe stilin retorik (stilizimin dekorativ për efektizimin e perceptimit nga ana e botës fëmijërore), por edhe duke bërë copëzimin mozaikal të pamjeve të jetës.
Tendenca e shumplanizimit poetik shpërfaqet edhe përmes strukturimit gjuhësor (leksikut, frazeologjisë), duke aplikuar edhe mikrostruktura gjuhësore të veçanta në funksion të risemantizimit të shprehjeve të caktuara për të krijuar efekte stilistike e estetike. Kjo shihet tek poezitë e Ismetit dhe vjen si rifreskim i një pjese të shmangur të leksikut (ose që përmbushet nga modernizmi e postmodernizmi, në strukturimet poetike).

– Në një zbërthim të thelluar, ky vëllim poetik mund të ofrojë edhe gërshetime tjera të elementeve letrare artistike, formacione stilistike, refleksione estetike, të cilat, Ismet Tahiraj, ka dashur t`i inkorporojë e t`i konfigurojë në konkretizimet e tij poetike, në formën, përmbajtjen a intonimin e tyre. Si e tillë, kjo vepër, shpërfaqë një horizont tjetër të përvojës krijuese të autorit të saj, duke e vënë atë në dispozicion të lexuesit…Suksese më tutje, Ismet Tahiraj.

 

Xheladin A. Çitaku

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s