Nënë Terezes (në ditën e lindjes) / Poezi nga Dijana Toska

Nënë Terezes (në ditën e lindjes)

Bota është mbingarkuar me varfëri, Nënë.
Bota është e etur për pakëz dashuri; pa kushte dhe pa çmim.
Nënë, ti na the: dashurinë duhet me ia dhënë drejtpërdrejt në damarë njeriut;
Ndryshe, nuk arrin me kohë me shpëtue një jetë,
apo një mijë menjëherë .

Kur e pe në sy të përvuajturin njeri,
the se mund ta shërosh veç me shikim të butë;
rrugë tjetër nuk ka, përpos mirësisë.
Ti, o Nënë, na rrëfeve se bota e tyre është aq e pashpresë,
me dorën tënde të butë na mësove qysh me e kalu’ humnerën e mos me ra.
Televizioni mashtron, Nëno; u pa kjo punë.
Nuk flet kush për ta, pa folur ti një herë.

Të pafuqishëm, të pangrënë, të sëmurë, të zbehtë,
të pashpresë, njerëz pa zë,
ti i ngrite mbi pistë,
me ecë aty ku modelet ecin me hapin e lehtë e belin që u këputet
ata që nuk hanë për të ruajtur vijën bashkë me ata që nuk kanë çka me ngrënë
e ndajnë këtë botë në pjesë të pabarabarta,
këtë e bëre me u pa, kësaj i dhe zë.

Me buzëqeshjen tënde hyjnore dhe dorën tënde të butë
ti e bëre globin të mendojë për rrugët drejt humnerës kah po ecim
vuajtjet e të pashpresëve kishin gjetur prehje në secilën rrudhë të fytyrës tënde të bukur
veç atëherë e pamë se bukuria e njeriut shihet në perëndim të diellit.

Kur ishe krejt e re, fëmijët e tu ishin plakur tashmë, e ti i shërbeje pa fjalë;
dikur kur ti u plake, ata u shndërruan në fëmijë të vegjël, që duan veç bukë dhe përralla
dhe ti i shërbeje po ashtu pa fjalë.
Fjalët i ruajte gjithnjë për të blerë bukë për ta.
Se, bota do llafe, e ata duan bukë.

Atëherë kur nën tendat e grisura plagët ua lidhje,
me fije të pafund të dashurisë
luteshe për ta,
nga Zoti një botë tjetër kërkove për ta;
bëre që të ngopurit të dëgjojnë,
e të ngopurit të shanë, të përfolën, shpifën papra.

Një ditë edhe ti u rrëzove sikur lisi i brejtur nga krimbat që nuk ngopen kurrë,
njerëzimi e kuptoi se vetëm të shenjtit jetën e shndërrojnë në mesazh mirësie
mesazhi yt ngroh universin:
çdo njeri meriton bukë, strehë dhe dashuri.
U bë dhe fjala e Zotit në tokë, nënë e shenjtë e njerëzimit je ti.

 

© Dijana Toska

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s