NGA POEZIA MODERNE GREKE: MANOS ELEFTHERIU / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

 

NGA POEZIA MODERNE GREKE

MANOS ELEFTHERIU

Manos Eleftheriu është një nga personalitetet më të rëndësishme të letrave Greke sot. Është poet, shkrimtar dhe gazetar. Ndërroi jetë korrikun e kaluar në moshën 80 vjeç.

Trashëgimia që la pas është me shumë vlera. M. Eleftheriu ka shkruar më shumë se 400 këngë dhe ka bashkëpunuar me kompozitorët më të shquar Grekë. Ka botuar vëllime me poezi, tregime dhe disa romane. Në shënjë respekti për këtë personalitet të shquar dhe penën e tij, po sjellim për lexuesin shqiptar tri poezi.

 

JE PREVEZA DHE KILKISI

Këto gryka dhe këta shkëmbinj
dhe këto shtëpi në breg të detit
këto nëna me qymyrin në sy
dhe këto valë që ikin dhe kthehen
këto pisha me fjalë të gdhëndura
dhe Konstandini, brenga që fluturoi si zog
dhe ato që nuk arritën të predikonin predikuesit,
por vetëm mashtruesit dhe rufjanët,

O! qytet me muzgun pranë kantjereve detare
në treg, në kafene dhe në futboll
je Preveza, Janina dhe Kilkisi,
Mesolongji, Pontos dhe Ermupolis

O! qytet i amanesve në fshatrat turke
me këto lugina dhe këta shkëmbinj
me këto shtëpi ndanë detit
me këto nëna me qymyrin në sy
do të vijë koha kur do të shfaqen predikuesit
jo vetëm mashtruesit dhe rufjanët.

 

NË LAGJEN PRANË QYTETIT

Ai
e kishte quajtur zog muzike,
ajo,
gjaku i gurit …
Vetëm kur e pëshpëriti dëgjoi trokitjen,
në momentin kur ia tha,
mes dy britmave të vogla
midis një thike dhe një vendimi-
para se t’i lëvdojnë poezitë
Dhe të bëhen vargje të sigurta …
Dhe dera trokiti përsëri …
Dhe kur e pa tek largohej, ende nuk e kuptonte
Ç’ domethënë të përgatitet dikush
prej shekujsh
dhe të harrojë vitet e tij në trupin e tjetrit ….

 

KONSTATIM

Përse në thellësi nuk mbeti akush me dëshirën
Duke besuar se marrëzia është më e ashpër se kujtesa,
kërcënimi i tyre më i paarritshëm se frika
dhe thamë se kjo është frika
dhe jo pjata bosh,
apo polici nën statujat ….
Atje të presësh. Atje ku frika
rikthen zërin në damarin e hijes,
kur trupi yt do të marri lëkundjen e marrëzisë
mbi shtratin e zbrazët.

 

Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s