Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Të zgjohet shpresa

A shpreson shpresa vet
Mbyllur në vetkurthin e saj
Kur do ta vetëshkatërrojë
Kutinë e Pandorës
Se s’jetohet egër
Fatit të njeriut nuk i dihet
Në mbyllje nuk ekziston liria
Vetëm dhimbja e mjerimi trokasin
Sytë shohin heshtjen mospërfillëse
Prej territ duan të ndezin dritën
Të zgjohet shpresa nga kotësia.

 

***

Mos më vrit
klith shpirt i pafajshëm

Krimineli ordiner s’ka mëshirë
m’preh bisturinë gjakatare
Zogut t’zemrës t’i pret gurmazin

Nga lebetitja
gjaku do t’i skuq fytyrën…

 

Ëndrrat kishin ikur

Natës s’ime i mungove mbrëm
Gjumi nuk më zinte nga shqetësimi
Dhoma donte të përpinte shtratin
Terri si gjarpër i zi dridhej çarçafit
Dritares në xham i trokiste e liga
As hënë me yje as shkëlqim xixëllonje
Ku të kapesha për një fije shprese
Në këtë natë të ndjeshme
Ëndrrat kishin ikur…
Ndoshta rrugës për tek ti janë nisur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s