Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
Largimi
 
Largimi është i rëndë plumb
Qyteti im, larg teje sa shumë vuaj
I bukur është qyteti ku unë përhumb
Atje edhe dita më duket e huaj!
 
Shaminë time të bardhë të zgjata me dorë
Kërkova paqe për shpirtrat tanë
Pak krem,të kuq buzësh që mbanin arom’ Vlorë
Me djersën e ballit tënd të artë u lanë
 
Thash të ta falja dhe në xhep ta mbaje
Në vend të puthjes së munguar
Pastaj lotin tě fshinte kur ti për mua t’qaje
Por ti ma ktheve si ta kishe bekuar!
………………………………………………………!
 
 
Qyteti im
 
Nuk të kam tradhtuar qyteti im
Tek ti njoha një tjetër Dashuri
Kufijtë e tu i shkela pa dyshim
Por kokën e mbështeta veç tek ti!
 
Lejomë të sodit mbi fat dhe mbi det
Se toka me djeg me përvëlon
TE DUA, klitha me zemër qytet
Më le, apo ika nga ty pergjithmonë!
 
Qytet, gjuhën tënde më mësove.
Brenda meje mbolle shumë mirësi
U përqafuam, edhe pse ti më lëndove
Zemra jote rrahu fort në timin gji…
 
a@z
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s