Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

gjueti në pyll

Trak e trak,
gjuetarët çiftet i mbushën,
nga ndjekja në pyll thyhen degët,
ujku ndjek drenushën.
drenusha ikën me vrap

Trak e trak,
gjuetarët çiftet i mbushën,
meqë ujku nuk hahet,
ata vrasin…drenushën…

Dhe dita zihet në lak .

 

kështjell

para portës së madhe e të rèndë
gjenden me zemrën nè dorè
“hapeni portën! e di që jeni brenda,
prej kohësh jam këtu
në shi e në borë!”

asnjë pas portës nuk bëhet i gjallë
heshtja për mua nuk është më mësues.
“hapeni derën, ndryshe do vdes këtu, jashtė!
jam i pushtuar! mos kini frikē! nuk jam pushtues!’

 

e ndersjelltë

“mos shko mè kot,
të vizitohesh tek kardioologu!

ajo qè mĕ qëlloi drejt e në zemèr,
nuk ka…zemër!”

 

ballsamosja

përballë tavolinës sime
qëndron ai ari i murmë
krejt, si i vërtetë
në pozicionin përgjues
që ta sjell ndërmend pyllin.
por mua nuk e di se pse
më sillet në përfytyrim
çasti i shembjes së tij përdhe
ulurima e tij mbretërore
për ndarjen nga jeta…
(gjithandej kërkoj me vëmendje,
por nuk ja gjej dot plagët!)
I zë veshët me dorë,
ndërsa ia dëgjoj ulurimën!
(si në mort e pij…kafen!)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s