KAM FRIKË TË HAP SYTË / Poezi nga Ermira Saraci Osmani

Poezi nga Ermira Saraci Osmani
 
 
KAM FRIKË TË HAP SYTË
 
Mos më zgjoni !
Më lini në gjumë.!
Se lumturia ,më çon të udhëtoj
Në planete që si kam shkelur.
Po u zgjova, gjithë jeta ime bëhet
Një vdekje e ngadaltë ,e ngadaltë
E buzëqeshja,harron të buzëqesh.
 
Mos më zgjoni!
Më lini në gjumë!
Zemra është lodhur,nuk ka me fuqi
Dhemb ajo dhemb ,po nuk flet.
Të duroje gjithë këtë skamje e mizerje
E lotët që s’rrjedhin e fshihen në sy.
 
Mos më zgjoni!
Lërmëni në gjumë!
Të shkoj në galaktikat e lumturisë
Atje ku kërcej dance, me pallton e vjetër
Kujtimet e shkruajtura mbi të i përqafoj
Le të jetë e grisur
Është më e re se..këto plagët e jetës.
 
Mos më zgjoni!
Më lini në gjumë!
Nuk kam forcë ,të ndeshem me mallin
Më gjuan, me grusht të fort ,kur i hap sytë
Lërmëni të flej, si një qengj… i Vogël
Se demonët e mallit ,më grryejnë në shpirt .
 
Mos më zgjoni!
Më lini ne gjumë!
Vetëm atëhere, shkel ishullin e shiut
Vetëm atëhere ,rrezen e diellit e puth në buzë
Dritën e ngjyrat , vetëm kur flej i shoh me sy!
Ju lutëm, më lini! Shpirti im, atëherë gjen qetësi.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s