Poezi nga Seli Murati
Në sirtarin e shpirtit
Ti pjesë e pandarë e zemrës sime
ëndërra ime më e bukur
nga flaka e syve tu ndizet zemra ime
tek buzëqeshja jote lundron shpirti im
tek buzët e tua prehet shikimi im
si melodia e bukur e një valsi i lumturisë
si agimet e mëngjesit si kaltërsia blu
që ta zgjon dashurinë,zemra të mban brënda saj.
Duke të dashur çdo çast e më shumë
në sirtarin e shpirtit me hapat e kohës ecim
një ëndërr ruajmë thellë në brendësi,
aty ku dëshirat me ëndrrat shkëmbehen
kujtimet` mes yjeve e hënës ndizen
folenë e dashurisë më ndërtove, thellë në besim.
Deri sa bisedon me ëndrrën
tej detit mes valëve udhëtoj menduar
gjysma e zemrës vjen te ti…
dëgjoj dallgët e detit ,janë tingujt e zemrës
zemra më flet ,mos mbetem peng e ndjenjës
ti botën time ma vish me shpresë
shkëlqimi i syve të mi dashuri të sjell.
Kur ti bëhesh aromë verore,
si ëndrrat e natës me ngjyra drite
udhët ti mbush me petale
ti ngacmon ndjenjat,si një puthje e kulluar
që rrjedh ujëvarë nga buzët e tua
mjafton me sy të më kërkosh do jem aty
në sirtarin e shpirtit,
më mbaj si një poezi etjen të shuaj .
Seli Murati 1.09.2018