VJESHTË PA ZHURMË E SHKËLQIM / Poezi nga Bajram Dabishevci

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

VJESHTË PA ZHURMË E SHKËLQIM

Ag i vdekur, muzg i mërzitur, s’kish si të lindja më zi.
I kishte zët gotat e gjer natën vonë këputej mbi banak.
E zuri shpirtin me rrotë kjo vjeshtë, tallje qe fryti i saj.
Mizor mbeti skllavi dhe shërbëtorja iku, që pa gdhirë,
Padroni e zuri për mëngë, “kopile, këtu pranë duheshe
qenë që në darkë!”
Kazanët e plehrave, vallë, do të çelin si një trëndafil?
Bërtet, hesht, pa rend, secili gjeth, skllavi u duk prapë
ngjitur shërbëtores, si shtatori i nxirë, tetorin e ligur,
kapur për dore, si Athina nxjerr në treg varret shqiptare,
sesi, “grekët dhjetë vjet me trojanët luftonin”,
po kush qenë grekët dhe trojanët kush?
O tempora, o mores! Dielli shet vuajtjen mbytur në hije
dhe gjaku blenë trillet e lavdisë së rremë,
ky shkrumb i syve blu,
kjo shkumë e shikimeve të plasura,
tmerri lakuriq që ka vënë besim të ri mbi erërat,
shtuan gotat në banak, të rënët e poetët më të lig
e të gjithë nëpër gurmaz po rrëkëllejnë
gjakun e zi të dashurisë bashkë,
zemrat me nge të lëpijnë zinxhirët e praruar
të paqjes me qiejt,
manushaqet, fusha e tërë,
buzët tua të thith.

 

QENTË E PAPAFINGOS

Aleko s’do isha, pa këtë llullë, me të bashkë kacavirem
çdo ditë jete mbi dërrasa kalbur. Papafingo si liri horror
e do rrëshqas, të fundosem, që katit gjashtë, pa shpirtë 
atje në rrangullina poshtë.
Ç’po hiqja e tash edhe kjo lehje më duheshte,
bushtra këtu të pillte, mbi kokë të kësaj errësire!
Në qepen dritareje mbetur përgjysmë krillat disi ngjiten,
kam mallë për çdo zog që shoh, po mbaron i egërsuar,
që pa ardhur vjeshta!
Ngado, si kolerë nxirë çatitë, por një zheguli me fëmijë
s’pushon. Apo mos i ka duart zgjidhur perëndia?
Apo pse duhej të jetoja pse bashkë me ata?
“Ham-ham-ham! Lehje i kemi ferra-madërgonat!”

Më morën dhembjet ato dy krilla, jeta vetë në ca stacione
kështu gjatë s’do të ndalojë,
burimin e padukshëm të natës gjej, po prek me shkrumb
buzësh ca pak ujë që s’u dihet fundi vuajtjesh të zeza,
kjo syprinë deti si tret sytë, kur dhembja vret,
xhamet e syve mbushur qetësi të vdekurish,
morën shpejt gjithçka mundën e po fluturojnë lart.
“Hum-hum-hum!S’pengon, as mërzit, madrigal yni
e asgjëkafshë!”

Mali nuk vjen pas meje, unë s’vete drejt tij,
flakët e kandilit shitur më shtrenjtë se rrezet e diellit,
ai që po shihet mëngjes për mëngjes në dritare, vdiq,
kumbulla hapi pak lule në dy degë,
e gjitha tash e tharë.
“Ham-ham-ham! Keq që deti shpejt po thinjet,
qiejt po zverdhen mengadalë!”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s