Mungesat / Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

Mungesat

tashti qĕ mbaroi mes nesh gjithçka
bota e ka ngjyrën veç bardh e zi,
lulet që i mendoja për atë janë gjithkund,
por krejt pa aromë,
nuk asht ma ajo muzika,
prej së cilës bota
ishte si një koncert për mue,
më duket vetja se jetoj ditën ë fundit
tè kësaj jete tè përkohshme,
prej qiellit të padiell
u arratis ushtria e zogjve!
askush nuk e di sè çfarë ndodh në mue
veç unë jam vuajtja
e ajo që ishte shkaku
më ban mos më e dasht këtë botë ndryshe
aq më shumè ,
kur (ajo) ban gjasme
nuk ka ndodh asgja,
duke e fsheh pèrsosmërisht
armën e pèrdorur pas shpinës,
kur ecèn mes turmës
jam i sigurt sè as nuk ka me e lexue poezinè
e cila më përgjaku ndërsa dilte
nga zemra
e cila akoma rreh pèr atè
si një gjendje e paaresyeshme,
në këtë botë shpesh të pashpjegueshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s