Dashuri në fushë të mëllenjave / Poezi nga Xhevat Latifi

Poezi nga Xhevat Latifi

 

Dashuri në fushë të mëllenjave

I ndala (krejt ) këngës zërin
Një këngë e vjetër si fotot që rrinë ne sirtar!
Mban mend atë fotot në Malin e Çikës, te lisat e Çiçavicës e të Kukës
e dalë nga legjenda e knume kur janë ba çikat me kane.

Dhe heshtja thyhet! Ai pak zë tekno-valë i hynë dhomës,

perdet lëkunden, ikën me pastaj ku e di se ku…
kërcet si dru në male te pashkelura
ku gurë tumash që mbajnë në gji sekretet e kohës!

Çfarë është kjo!?
Diçka që donë pagëzim, emër të përveçëm!
Orën e flijimit vendin ku u shtri me dhanë shpirt!
Ai rrinë i shtrirë…
Veç të rrahurat e zemrës duken se gulçojnë ,
Ajo ecën e humbur, medaljoni ja rreh cepat e krahëve, duket e shituar!

Gjëmë burrash, vaj nusesh më pas kënga përdridhet në lahutë,
magjia e këngës i bëri arbrit vendin në logun e burrave.
Në fushën e mëllenjave një gastare ujë
Pikë në buzë të shkrumbuara!

Si mund ta duash atdheun
po nuk të priti dikush zemër thyer në dritare…
Që në çdo krismë pushke ka me kafshue buzën!
Më pastaj kënga e bënë kronikën e kohës!

Pleqtë e Drenicës tregojnë se Milosh Kopiliqi “ â kanë prej ktuhit” (Drenicës).
Na ishte një herë një ditë që u errësua në pikë të ditës …
repartet ushtarake të akinxhinjve thyen shtizat e princave
deri në gjunjë fusha e mëllenjave bahet në gjak.

Ai ngriti kokën, harroi dhimbjen
Plagë shtize, trupi i ftoftë po lëshonte ofshamë!
Oh e dashur!
Një pikë ujë!

Një pike ujë që pikë si pikë e fundit gjaku
mes mallkimit e vdekjes përfoli uratën e fundit,
( si vajtues memec ) i lëshon sytë fushës së kuqe
Ju bë se e dëgjoi Zoti, dicka e bardhë ra ngrohtë mbi të!
Bani me prekë me dorë bistekun e zi .
Në trupin e tij kthehet heshtja!
Në trupin e saj tymi dhe mjegulla i errësojnë sytë …

Za vaji nisë hapërimin si flauflim drite që jehon një mijë vjet
gjersa kalorsi i fundit të mbyllë sytë.
Sa herë që bie krismë ajo kafshon buzët.
Pret nê dritare…

XL @ GJilan, shtator 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s