Kalendari poetik: Dannie Abse (1923-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dannie ABSE

Kalendari poetik: Dannie Abse (1923-2014)

U lind në Kardif (Uells), më 23 shtator 1923 Dannie Abse. Ishte poet, shkrimtar dhe mjek britanik me prejardhje nga Uellsi. Sado që u bë shpejt i njohur si poet dhe mori çmime të shumtë letrarë, nuk u shkëput kurrë nga puna e tij si mjek. Ja një poezi prej tij, duket si poezi e trishtuar, ama i kaloi të nëntëdhjetat Dannie:

DUKE FOLUR ME VETE

Në mykun e moshës
të gjitha rrugët marin përpjetë

dhe ashtu, lehtë lehtë
bëjnë për nga dalja.

Është vonë dhe kjo dritë
hije më të nxira lind.

Jepi, zogu i brendshëm vajton
(një zot i vogël, të folurit kontrollon)

mos harro të thjeshtin Hardy dhe çapkënin Yeats
ç’frymëzim patën në lajthitjet e pleqërisë.

Unë plak tani, me drojtje tjetër,
kujtoj si me lapërdhi shtyja kohën

-ato gogësitje kur binte shi
ato orë kaluar pa kokëçarje.

Tashmë më shtyn Koha mua dhe s’më del koha
të vras mendjen shumë për të folur rrjedhshëm.

Fërgëllojnë si unë plepat nga era
dhe push i tyre shpërndahet gjithandej.

Hë pra, shpejt,
fol papagall plak,
a s’po të ushqej me jetën time?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s