Poezi nga Agron Shele

Poezi nga Agron Shele

 

Të lexoj çdo thinjë !

Të lexoj çdo thinjë nëna ime,
nga syri i pagjumë,
kur në vatër thurje trikot,
veshjet e vetme për dimrin e gjatë,
që pas pragut priste.

Të lexoj dhe mendimet e tua,
shkuar në rruaza tespie,
për vitet që shkove në thëllimin mot,
përherë me dyer të hapura,
aty ku miqtë të thërrisnin kryezot!

Unë të lexoj ndryshe,
se ndryshe është dhe shkëlqimi yt,
një rreze drite hedhur mbi agimet e mia
dhe një mall,
që si shalli mbi supe më rri.

Të lexoj nëna ime,
atje, bregut ku nën lis qëndron
tek ndjek gjithë erërat e veriut
me sy nga përtej rruga,
duke pritur e pritur si gjithmonë!

 

Pa kthim

Ai tren që ty të ndyshoi stacionin nuk ka më kthim pas,
ka humbur në qytete të tjera e të tjera shpresa mbart sërish.
Udhë e hekurt është
vijëzime që shkelin blerimin e dikurshëm
dy nyje që stërgjaten memories
e humbasin gjithmonë në të tjera degëzime.

Mos e kërko më në flladin e pyjeve të largëta që dikur ledhatonte,
ndoshta fjalë të pakuptueshme shpurpuriste në vesh.
Ai zë tashmë u shndërrua në fishkëllimë lokomotive
që shpesh gjumin të trazon
dhe ti një ëndërr të vetme,
në flokun e bardhë të borës e kërkon.

 

Legjendash rikthyer

Ky kumbim që vjen nga trazimi det
është dhimbja dhe shtrëngata e tij
për stuhitë,
përplasur shkëmbinjve,
që dot një shteg nuk e gjetën
ditës së pritjes,
përhumbur mantelit tërhequr zvarrë
ranishtes shkretuar
nën regëtimat e fundit të pulëbardhave
anijeve të harruara.

Ky det pëshpërin zëra të panjohur
zemërimin e hyjnive
që kurorat flakën për lotët e nimfave
mermerizuar sot në stautja
përmendore të vetë dritës jetë
në gjysma papirusesh shkruar
e legjendës së ringjallur kthyer.

Ky det fsheh tallaze të mëdha
gjurmë dhe hapa sublime
drejt buzëqshjes së mbetur pezull
ajrit ligështim
mbrëmjeve mistike,
ku një dorë zgjatej ëndrrave të befta,
frymës shndërruar në floknajë ere
zgjuar shembjes së yjeve
meteorit djegur amshim
e memorizuar
në më të thellin shpirt.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s