Poezi nga Iliriana Sulkuqi
EDHE Ti, ZOTI IM…?
Shumë herë
dhe vetë shpirti më tkurret.
Shumë e më shumë
edhe jetën vetes ia nxi…
…
Zoti im,
…edhe TI …,
ma paske zili Dashurinë?
QYTETI IM I PERGAMENTTË
( “…Jeleku prej ari/
varë m’u ke gozhda,/
Shite efendi, të keqen/ se na myti borxha…” – myzyriane)
…
…Duke ikur prej teje,
Qyteti im,
me mendje,
hodha krahëve
një mantel prej smogu
dhe ngjyrat pa ngjyrë
të frikërave në fytyrat
e shërbëtorëve të kolltuqeve
që m’u fshehën nga sytë…
…
Gjatë fluturimit tim,
në lartësinë,
ku s’ka ajër,
as sinjale për “ndiiiiihmë”-
do t’i hedh…
Atje,
ku nuk ka zhurmues
dhe Zotin më pranë e ndjen
dhe Fjalën ta dëgjon
si në vesh…
Në lutjen time
për Ty –
vetë Lutja Drithërohet
si dashuritë ,
kur linden nga Dashuri…
…
Qyteti im i Pergamentë –
Vdis,
Vetëm “Jelekun prej ari”, mos e shit, me asnjë çmim!
SHQIPËRI
Mos vallë
Artistët
ndezën kaq shumë zjarre,
sa, Dashuria e tyre
të bëri shkrumb e hi…?
Iliriana- sot e përgjithmonë