Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËR TË PA ARDHMEN, E LIRISË…

Sytë i lidha, si gurët n’shikim
T’më soset vegimi, mbi perënditë e qiellit
Për tokë t‘mbjellë me trishtim
Mes syve të djallit, që pinë, dritë të diellit

I lidha dhe rrudhat, të mos më ikin nga balli
Thinjat i mbulova, me lehonat e motit
Mbi shtratin e vdekjes, shtrova, jorgan malli
Djepin lindje, e mbulova me pika t’lotit

Gjuhën, e shtrëngova për dheu
Fjalët i lidha nyje, buzëve t’thara nga stuhia
Deri n’koc, fsheha, ca lot atdheu
Te guri i fundit, ku shpresën e ruan Shipnia!

 

NGA DITA E 27 MARSIT, 1913…

N’Kosovë e Çamëri
Më shumë se uji, pihej gjak, hapeshin varre, krenohej uria
N’Shipni e Shqipëri
Po rrudhej balli, kofshohej krenaria, digjej keqas, fisnikëria

Sallone e sallone, evropiane, fyrmosnin letra me vulë kobi
Cakërroheshin gotat, si buzët e lavireve, nëpër ligësi
Gojët thoshin: më zi se n’ferr, n’Shipni, do t’krroket korbi
Deri n’palcë të hirit, ku rrënjët i ka, gjuha e plisit liri

N’Kosovë e Çamëri
Ku vetëm kujtesa e përkund lirinë, mbi hijet e vdekje, dashni
N’Shipni e Shqipëri
Tradhti e Evropë, si laviret nëpër ligësi, duan që të lindin, liri.

 

BUZËBURBUQJA, E MALEVE TË THATA…

Ndër lulëkuqe
Ishte si sy jete, lidhur për rrënjë të fisnikërisë
Buzëburbuqe
Me petale nuresh, dritë, nëpër lule të krenarisë

Në maja të plisave, qëndronte si bardhësi shprese
Me malet e shtatëve, që e pinin, me sy lirie qiellin
N’Gurë të Shqipes, vallëzonte vallen, me nur bese
Si Luleborat e Sharrit lugjeve që e kërkojnë diellin

Ndër lulëkuqe
Xhamadanin e mbante hapur, për motet krenari
Buzëburbuqe
Lulëzonte e lulëzonte, si shikimi liri, ndër shqiptari.

 

MES TË KUQES, ALL…

Thanë: u dridhen yjet
Kur buzët i bashkuam, ta preknim dashurinë
Thanë: na panë pyjet
Kur bashkë e qëndisnim, nëpër sy, lumturinë

Unë tokës, ia numëroja damarët e shtruar nën hi
Me bebëzat e shpirtit, që e trazuan, palcën e fisit
Ti qiellit, ia trazove nuret e moteve, sikur binte shi
Mbi flakën e zjarrit, që, vinte nga bardhësi e plisit

Thanë: u dridhen yjet
Kur shtatët ia falëm zjarrit, mes të kuqes, all
Thanë: na panë pyjet
Kur shkrumbi i zjarrit, na la damka, nëpër ball’

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s