O Babalok – Vargu që s’ mujta me e vargue ( nga romani që kurrë s’ kam me shkrue) / Nga: Isa Bytyqi

O Babalok

Vargu që s’ mujta me e vargue ( nga romani që kurrë s’ kam me shkrue)

 

Nga: Isa Bytyqi

Prej se t’njoh i ke falë pes vakte,(kur s’ke punue, se punën kurrë se ke lane për m’u falë) e kurrë s je ndalë t’u punue ! Jetim, shegert, berber, t’u punue me guri je ba mjeshtër i madh , Nana e Gurit po t’thonë o Babe! Na ke rrite gjasht fmijve kurr pa u ankue n ´budallakit tona, kurr pa t’ni tue than : skam! Kurr! E qove jeten t’u iu marue shpia fukarave qe skishin mundesi me pague shtrejt! Te pata thanë maro e shit shpiaa si shoket e tu! M m’pate thane : e kush me ju ndihmue ketyne, edhe kta meritojne me pasë shpi!
Dhe Babe, t m’paguejshin me këste, do n’shmiter, do n’alygjyn e do mas t’korrneve! Ti ju thojshe: ani , kur ti jep zoti mi jep edhe ti mue!
M’nervozojshe babe, po gjith m ke thaneë shko n’shkollë ti e mue lema xhaminë e fukarate! Edhe banu njeri..
E tash je ba Babalok o babë! Na ke qite n’udhë! Qe, po punojmë, jemi martue… reni asht me realizue deshiren tande e me shkue haxhi, se kemi munsi me ta ba qet t’ mirë…
Nuk fole, nuk fole deri sa e dredhe duhanin qe kurrë nga goja s’e hjeke, dhe , n’a pate thane:
Biro , qabja jem asht me ju ba shpi juve, kojshine mikun! Qaben e kemi ne çdo hap kush do me bâ mirë, veç duhet për rreth me shikue.. shtrone rrugen se na myti lloqi the, kjo asht qabja juve e e jemja.., çdo njeri qe e nderon , qabe t zihet, sa her qon dore n grue n thmi, xhehnemin e ki sagllamë..
Dhe nuk t’a permenda mâ, t’u mendue se ti që falesh, nji ditë do te shprehësh dëshirë me shkue me e gjuejt atje nji guri!
Por jo!
Ti gurin kurrë se ke perdorë me gjue por vetëm themele shpijash me e bâ, me mija e mija.. pa ndalë kurre.. gjith t’ue dredhë ka nji duhan kaçak nga kjo kuti qe sot e mora n’dorë ! N’ letra t’duhanit , qe e ke lanë tash ka 20 vjet, ti shkrova keto fjale.. tue kqyre sahatin me pampur t’gravuem mbrapa, e menojsha ka me t’que atje ku nuk shkove..
Veç , dije qe jam munue edhe une me ba ka nji qabe si ti, jo me gurë se s’ma le zanatin e shtire( “grahi shkolles biro..”, as nuk po falem se s m’ke thane m’u fale kurrë( ” secili per veti bre birë”), por me njerez , me i dashte e me i nerue.. jo sa ti , e jo si ti! S’ka mâ o bablok si ti e t’ sojit tan! Po m’dhem shum Babalok, po une s’muj pa fole(” fort po t’nxehet gjaki bre birë”) s’ jam i urte si ti..,!
A pe pshtjellum ka nja Babalok?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s