Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

(S’)JAM POETE

Po vargje shkarravis në poezi
Shkruaj kur malli më merr
Për Ty vendi im i diellit
T’i bashkoj urat brigjet me fjalë
Të flë mbi ëndrra të bukura çdo natë
Ah ti këngë me lot e dashuri.

 

LERMË

Të digjem në vetminë time
Të vuaj për shumë stinë
S’dua më të të takoj
As në vargje
As në dhembjen e pasosur
Asnjë natë e orë
S’e dua me Ty
Ti vrastar i kësaj dashurie
M’i ke marrë netët pa gjumë
Tërë ky qiell më sjell shi
Mbi bebëza malli
Lërmë të lus
Mos më grish më
Shpirtin tim e dridh kjo natë
Ëndrrat m’ i ka marrë një zog
Evropës endem si e marrë
I prek udhët e mërgimit
Çdo ditë jam vetja ime
Lërmë… të digjem
Si shkronjë mes fjalësh!
Puthjet i kam paluar
Mes buzëve të çara!

 

ERDHA

Të gjeta të mejtuar
Rrugëve të jetës një fjalë
Më bëlbëzove në vesh
M’i puthe ëndrrat nëpër vargje
Me mall!

 

KAM ËNDËRRUAR

Një dashuri romantike
Dorë për dore mes zogjve
Dallgëve të detit trazuar
Nuk e di e kam gjetur
Këtë zjarr shpirti të pashuar !
Kam ëndërruar…

 

TRETEM SI KANDIL NË VAJ

Në dhomë përplot tym duhani
sonte heshtjen e vras
Rri ngujuar mes mureve qiellin
nga një vrimë e hollë e
vështroj
Flas me hënën një buzëkuqe
nga dritarja e lëshoj
Fatin tim udhëve të shpirtit
ngadalë e kërkoj
Turrem të vras një hutin atje
majë malësh
Rent mes lotësh ëndrrat më
përplasin
Brigjeve të Nilit të ec sonte
Me pishnajë në dorë
Jetoj stinët të harroj dhembjet
Si të vdes….kur ende s’kam
lindur?
Si të puth…kur ende s’di
ç’është puthja njerëzore?
Si të arrij deri tek malli…kur
ende s’jam nisur?
Më thuaj…ka diell për sytë e
mi?
Malli më zhurit….për Ty vendi
im i bekuar
Dete oqeane kaloj cdo natë
Ta mbështes kokën në
flamurin tim
E të bërtas deri në qiell
Ti je ëndrra dhe liria ime!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s