Poezi nga Sahit. F Osmani

Poezi nga Sahit. F Osmani

 

***

Mos më vrit
klith shpirt i pafajshëm

Krimineli ordiner s’ka mëshirë
m’preh bisturinë gjakatare
Zogut t’zemrës t’i pret gurmazin

Nga lebetitja
gjaku do t’i skuq fytyrën…

 

Ëndrrat kishin ikur

Natës s’ime i mungove mbrëmë
Gjumi nuk më zinte nga shqetësimi
Dhoma donte të përpinte shtratin
Terri si gjarpër i zi dridhej çarçafit
Dritares në xham i trokiste e liga
As hënë me yje as shkëlqim xixëllonje
Ku të kapesha për një fije shprese
Në këtë natë të ndjeshme
Ëndrrat kishin ikur…
Ndoshta rrugës për tek ti janë nisur.

 

MË VRAU KOHA…

Nuk e njoha aritmetikën tënde
Gabimisht hyra në kohën e saj
Peshën e fjalës e ndjeva thellë
Më vrau koha që s’i dija vlerën

Tash të shoh nga mali i vetmisë
Ku lot i jetës buron nga dhimbja
Dhe shkëlqen në sytë si vesë
Dashuria për të parë fytyrën…!

 

***

Fytyra të mban të njëjtën trajtë
Mendja të harbon si bishë e ëmbël dhe e hidhur
Mirësjellja dhembshuri që s’të trazon dot
Vuajtja e dëshira nga tundimi humbin durimin
Fjala e keqe të pret në besë
Dikur ishe rreze aguese në kopshtin e dritës
Aty ku frutat pikojnë me diellin
Fytyrës së njeriut të mirë dhe nata i hap rrugën

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s