Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Ku mbete burrë i bukur?
Má i bukur se shiu,
se fusha me lule.
Vetë më the “Mos rri në Amerikë!”
E sheh? 
Njerëzit e sigurtë janë të frikshēm,
asgjá nuk i pengon me u dásht përmes hánës,
atje nàlt notojnë shpirtnat.
M’duej i dashtun si në krye të herës
kur mbaja gurë në xhepa
me heq qafe djem që s’dinin as me masturbue,
si atëherë kur zgjodha me jetue skéj nji spitali për ty.
Kisha dit’ me lind afër një galerie arti a teatri
pranë një banke a Moulin Rouge,
ose të paktën në Londër.
Po unë atje deshta me lind,
me ndej me duer t’lidhuna mbi bark
si grue vakti me sy t’ulun.
M’duej i dashtun si atëherë
kur ikja si zhivë e kthehesha si rrufe,
si atëherë kur ti ishe má i marrë nga unë
se ishe poet.
M’duej bari jém shërues,
m’varros lakuriq në ujë a në diell,
tē paktën atje nuk ndahena má,
gjánát e ránda duhet me ndej n’fund të unit.
Shi ká me rá bá me m’puthë,
fëmijët s’kanë me ju tremb má plakave.
M’duej burrë që djeg!
U djegsh mbi drrasë t’krahnorit tém,
u báfsh hi!
Hinin t’a shpërndaj nëpër yje
që t’bahen má t’bukur
e t’lindin yjz të shndritshëm
për dhelpnën e shkretinës tánde
me shpirt të butë zogjsh.
M’duej burrë i huaj,
që del i shkujdesun prej shtratit të qiellit.
M’duej edhe nji herë
t’u mburrem zogjve me ty
e t’lutem me dek’ në nji mal të shenjtë..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s