Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Gjethet e vjeshtës së zbathur
(vargje pak më ndryshe)

Me vrull lazdrak po vrapojnë sivjet
Gjethet e vjeshtës së zbathur
Sikur t’i ndiqnin nga pas sytë e mallit
Përmes vrimës së derës së plasur

Dikur hijerëndat gjelbëroshe
Nurin e nusërisë patën pasur
Sot, nuk di pse fshihen buzëvarura
Pse malet lanë krejt këmbëzbathur

Nga larg degët e lisave shihen
Kocak-lëkurë lagur në shi
Me ëndrra fshehur nën qepallë
Për një tjetër stinë t’ju çel mbi çati.

 

Edhe Unë si Ju

Edhe Unë si Ju
i kam kënduar dhembjes,
kam thithë pluhurbardhin
e shekullit të ri,
kam ngrënë turp çdo ditë,
etjen shuar kam
nga djersë e vegjëlisë.

Edhe Unë si Ju
jetova fatin e hebrenjve,
me lot krokodili qava
tragjeditë e Homerit,
shpirtin e varur
në kryqe të stuhive,
në mermer të akullt
e kam shndërruar.

…Edhe Unë si Ju,
besova ringjalljen e Krishtit
ringjalljen e Mësisë.

 

pa titull
(kur një vizatim ta dhuron motivin)

në syrin tim
ti je një copë ylli a hëne
shkëputur nga qielli
që zhvirgjëron agimet e prillit

nga shikimi i syrit tënd
qelin trëndafilat e majit
e ditët e dashuruara të verës
freskohen në lumin e shpirtit

ti je simfonia e stinëve
metafora më e bukur e jetës
që me ngjyra dashurie pikturon
qepallat e fjetura të secilës vjeshte

në sytë e tu shoh
si lindi vegimi i një perandorie
e akullnajat e dimrit si shkrijnë
para shenjtërisë së një nëne.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s