Dardane / Cikël poetik nga Eva Kacanja

Cikël poetik nga Eva Kacanja
 
 
Dy gjysma…
 
Ti kujton se nuk ta kam mendjen,
se s’po ta ndiej çka luhet në ty,
se s’po ta ndiej frymën që ta çan gjirin,
se si n’dromca të gjelbërta po e fsheh veten,
zërin pa dëgjuar, pa ma parë syrin?
 
Iki para teje ta fsheh lotin tim,
këtë lot të nxehtë
që humb n’gurgullimë,
malli edhe frika
trupin po ma shemb,
rrugës për në kthim
si ta gjej at’shteg?
Si ta bëj at’rrugë kur veten e lashë peng,
akoma pa prek fillin
fundin si ta prek?
 
Nuk e di çfarë qemë të huaj a miq,
N’sofrën time s’munde të ulesh këmb’kryq,
Peshë të rëndë m’le,
fort më t’ rëndë se guri,
Pa folur at’gjuhë
që e flet veç burri,
Dashurinë copëtove
si të ish mallkim,
Gjysmën në të Ziun,
e tjetrën në t’Bardhin Drin…
 
 
 
Ujvara e Zanave
 
M’ ka zgju prap ktë nat,
Piskama Ujvars Zanave,
uni im aty mbet
gurve mbulu n”myshk.
Oh,
drit e mrekullume qi dhem,
si nji deg e thyeme futun n’gjoksin tem,
n’ty e lash nji krah qiellin për me mun me prek ndopak
kur teje t’jem larg,
e n’at hapsin t’përndrime,
andrrës me i dhan flak.
E kamt,
kamt n’ujin brisk i kam zhyt,
për mos me harru kurr kristaln e qeshjes tate
qi kumbon në fyt.
Oh,
gryk e ndjenjave t’përvlume,
dalldisun n’shpirt,pshtjellun n’mêni,
Piskama Ujvars Zanave,
Shqipe e plagosun maleve po nihet,
për me e prish heshtjen e hidhun t’idhnis,
e shpirtin me e derdh prap,
n’at ujn e qashtêr t’dashnis…
 
 
 
Sikur dje…
 
Ia hoqëm të drejtën fjalës,
Në lugina vështrimi malluar,
krahët gjerdan rreth qafës,
Në dehje orësh harkuar.
 
Oh Ti,
I heshtur i mençur,
Diellin mos ma fshih nëpër re,
Kjo zemra ime e etur,
Sërish të kërkon,
sikur dje….!
 
 
 
Lazdran
 
Kur t’kam afër knojn bylbylat,
Çilet nata n’kundërmim,
E kur shkon m’i than zymbylat,
Zhigon shpirti plot trishtim.
 
Si t’ia baj me ty loçkan,
Si t’gjej anën hiç s’po di,
Me t’majt mik,me t’majt jaran,
Me t’korit a me t’fut n’gji?
 
Merr nji mash e mi qit syt,
Ma mir qorr se rrxum përdhe,
Leni ojnat e fol çlirt,
Je i imi a imi s’je?
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s