FRYMËN DO E MBAJ PËR VARGUN TIM / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

FRYMËN DO E MBAJ PËR VARGUN TIM

U drojta!
Faj ka edukata, që s’ ua thashë ç’mendova,
s’u mjafon shpërqëndrimi të shikojnë në sy.
Guximi për therjen e ëndrrës time si ngopka.

Unë heshtjen me qarjen martoj.

Fjalët bëjë thërrime
jodin mbi Adriatik nga e vockla dritare thith me të tjerë kokë më kokë
dhe pikën e papritur mbi pëllëmbë,
dhe rrodhen e shtypur në bllok,
dhe ondet e malleve,
dhe pushin e zërit të mekur,
dhe lejen e marrë për ditë të nxituar,
dhe puqjen me ëndrrën qafëgjatë,
dhe mbushjen me ujë të lëvozhgës,
dhe ecjen rrëzë ballkonit gjitonit t’i shpëtojë
dhe shkuarjes tangent vaktit të pëllumbit,
dhe çorgën mesnatave për kollët që dëgjojë,
dhe lotët e mikes mes gjinjve strehova ,
dhe sfungjerët për dush pas ngjyrave ja gatita,
premtime me tandellë si këmbim “faji” më dorëzojë,
dhe vakti me kalbësira të dendur triumfojë,
dhe se askujt në borxh si kam varur këmborë
të gjitha këto kur ua tregoj
përgjigje s’më çojnë.

Unë heshtjen me qarjen martoj.

Lë të fluturojë e veçanta e njerëzimit,
ajo relike e bashkimit në historitë e besimit,
me thënie nga Kafka e Frojd më thumbojnë.

Unë heshtjen me qarjen martoj!

Si gjarpëri në shishe laboratori i mbaj,
i shoh,
më ndjekin e bëjnë sikur s’ jetoj,

Në t’tyre degdisje përfundoj!

* * *

Pse e presin të gjithë krahëhapur?!
Jo, jo maratona dhelpëroshe vrapon në lulet e dëgjimit të një nate!

Jo në vlagën e pjellë prej së drejtës
në sytë e gruas që këndon,
në bulëzat mbi thithkë të sisës
dhe në çastin harmonik të ngjitjes mbi mur të tij
nuk është përkëdheli e rastit prej kashte,
po korrje e bukurisë së lëndinës së pavdekësisë.

Unë heshtjen me iso e shoqëroj!

Që të mos katranos jehonën e saj ndër tallaze,
të mos e lëndoj me sqep të gremisur,
se mjaft i njoha në humbjet e krekosura
e s’ka llamburisje më të bukur kur ciflat ja sheh kokëposhtë.

Duke filluar nga pyetjet e buhavitura
më prapakthesa përgjigjet s’shkojnë.

Asnjë, asnjë s’më dëmton dëshirat e në strehë s’ më pranon.

Unë heshtjen me duartrokitje e shoqëroj!

Nga larg tymin ja shoh ca ndërtesave që ngrihen të shuajnë zjarre .
Ç’të jetë vallë nën themelet që s’mbajnë furinë e dëshpërimit të flakëve,
si t’i nis ende krahë dhe frymë për t’i shuar kapriçot dhe nazet?

Frymën po e mbaj për t’i mëshuar vargut tim!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s